Ndryshime në kabinetin qeveritar, shkarkohet zëvendësministrja e Turizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdon “saga” e ndryshimeve në qeveri. Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e kryeministrit Edi Rama.

“Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të  pikës  2,  të  nenit  6,  të  ligjit  nr.  9000,  datë 30.1.2003,  “Për  organizimin  dhe  funksionimin  e Këshillit  të  Ministrave”,  me  propozimin  e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj.  Ornela  Çuçi,  zëvendësministër  i  Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017.

Kujtojmë që më herët Rama ka shkarkuar Arben Ahmetajn nga posti i zëvendëskryeministrit, post ky që i kaloi Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

 

Të fundit

Psikologjia e ngjyrave, ja si ndikon roza në trurin tonë sipas ekspertëve

Psikologjia e ngjyrave sugjeron që ngjyrat e ndryshme mund të kenë ndikim në humorin, ndjenjat dhe madje edhe sjelljet...

Irgen Çela flet për të atin: Luftonte me jetën dhe vdekjen

Irgen Çela, në spektaklin "DWTS", tregoi një pjesë të parrëfyer të jetës së tij. Ai foli për aksidentin e prindërve dhe sfidat e luftërat...

Gaza bën bilancin: 18,000 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi pretendon se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas pas sulmeve...

Përplasen dy trena në Itali, të paktën 17 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën Bologna-Rimini, në zonën Faenza (Ravena) të Italisë. Sipas mediave italiane deri më tani...

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave të hyrjes

Muzeu i Luvrit ka njoftuar se do të rrisë çmimet e biletave, gjashtë muaj para Olimpiadës, kur Parisi do të presë edhe më shumë...

Lajme të tjera

Web TV