Negociatat/ Rama i jep ish-kreut të KQZ-së detyrën e rëndësishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Zef Mazit që nuk do të jetë më kryenegociator për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, e në vend të tij kryeministri Edi Rama emëroi znj. Majlinda Dhuka, së fundmi ka bërë dhe një zëvendësim tjetër. Sipas vendimit të qeverisë të publiuar në fletoren zyrtare, Juliana Latifi zëvendësohet me ish-kreun e KQZ-së Denar Biba. Latifi, ishte negociatore për kapitullin 5.

Vendimi i qeverisë u mor më 25 korrik, ku Rama shkarkoi negociatorin Zef Mazi dhe në vend të tij emëroi Majlinda Dhukën. Kjo e fundit do të jetë dhe në krye të ministrit të Shtetit.

VENDIM Nr. 520, datë 29.7.2022
PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 422, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe në vijim të vendimit nr. 749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në vendimin nr. 422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 1, të kreut I, bëhen këto ndryshime:
i. Fjalët “z. Zef Mazi, Kryenegociator;” zëvendësohen me “znj. Majlinda Dhuka, ministër Shteti dhe Kryenegociator (në vijim “Kryenegociatori”)”;
ii. Fjalët “znj. Juliana Latifi” zëvendësohen me “z. Denar Biba”.

b) Në kreun II bëhen këto ndryshime:
i. Në fjalinë e parë, të pikës 1, hiqen fjalët “… barazohet me ministrin e shtetit dhe,”;
ii. Në fjalinë e dytë, të shkronjës “k”, të pikës 1, hiqen fjalët“… përmes ministrit përgjegjës për Evropën dhe punët e jashtme …”;
iii. Pika 3 shfuqizohet.
c) Në kreun V bëhen këto ndryshime:
i. Pika 5 shfuqizohet;
ii. Në pikën 7 hiqen fjalët “… Kryenegociatori dhe …”.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR Edi Rama

Lexo edhe :  Nxënësit e “Mehmet Akif” në protestë, Rama: Të protestojnë kundër pronarëve!

 

 

Whatsapp Image 2022 08 09 At 3.22.16 Pm


Të fundit

Zelensky mesazh rusëve: Do të vriteni një nga një sa kohë Putin të jetë në pushtet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar rusët se “do të vriten një nga një, për sa kohë që Vladimir...

Pasojat e uraganit Ian, rreth 70 humbje jete dhe miliona shtëpi pa energji elektrike

Uragani Ian la dhjetëra viktima dhe shkatërrime të pallogaritshme pas tij nga SHBA. Reuters raporton 50 vdekje të konfirmuara, shumica prej tyre në Lee...

“Më dëgjo dhe më helmo”/ Bora dhe Donaldi tregojnë si e rregulluan raportin e tyre

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim një ndër çiftet më të komentuara të momentit. Ata u rikthyen sërish bashkë pas shkëputjes që patën dhe...

Parashikimi i motit, 2 Tetor 2022

Moti do të jetë me vranësira e reshje shiu në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira mesatare në juglindje. Temperaturat minimale...

Horoskopi ditor, 2 Tetor 2022

Dashi: Marrëdhëniet romantike me Bricjapin dhe Gaforren janë momentalisht në një situatë nervoze. Në aspektin profesional tani mund të jeni të zënë në punë, është...

Lajme të tjera

Web TV