Shqipëria në “flakë”/ 34 vatra zjarri dhe nëntë aktive në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria vijon luftën me flakët prej gati dy muajsh. Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave në AKMC, Robert Hysenllari ka publikuar të dhënat e fundit që Ministria e Mbrojtjes ka mbi situatën e zjarreve në vend.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra zjarri ku nëntë prej tyre vijojnë të jenë aktive.

Njoftimi i plotë:

Nga të cilat janë shuar vatrat në:

në fshatin Pulaj dhe në fshatin Bërdicë e Madhe, bashkia Shkodër;

në fshatin Panaja, Bashkia Vlorë,

në fshatin Lezhan, bashkia Selenicë;

në fshatin Kusarth, bashkia Elbasan;

në fshatin Lubinjë, bashkia Gramsh;

në fshatin Çepan, bashkia Skrapar;

në fshatin Plashnik i Vogël, bashkia Berat;

në fshatin Gegë, bashkia Kuçovë;

në fshatin Gjysylkanë, bashkia Tiranë;

në fshatrat Seman dhe Mbrostar, bashkia Fier;

në fshatin Dhëmblan, bashkia Tepelenë;

në fshatin Levan, bashkia Memaliaj;

në fshatin Dushk, bashkia Lushnje;

në fshatrat Zdrajsh dhe Kostenjë, bashkia Librazhd;

në fshatrat Mjedë dhe Vukaj, bashkia Vau Dejës; këtu vlen për tu theksuar angazhimi i mbi 100 vullnetarëve që punuan në shuarjen e zjarrit të fshatit Mjedë.

Në fshatrat Grudë dhe Gruemirë, të bashkisë Malësi e Madhe, ku janë mbajtur jashtë rrezikut banesat.

Në fshatin Dushkarak të Bashkisë Selenicë, për të cilin janë angazhuar ditën e djeshmë forcat e Mzsh Selenicë, të mbështetur nga forcat zjarrfikese të Bashkisë Patos, Himarë, Vlorë, Albpetrol, si dhe është operuar nga ajri me helikopterin Cougar të FA, i cili ka mundësuar shmangien e rrezikut të banesave.

Në fshatin Shënepremte të bashkisë Divjakë, ku janë angazhuar në mbështetje, forcat zjarrfikëse të bashkisë Lushnje, Fier, Berat, Rrogozhinë dhe Roskovec, të cilët bënë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në pak orë, duke shmangur përhapjen në drejtim të fshatrave të tjerë.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 1004 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 70 mjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i FA i cili ka operuar në Skuraj, bashkia Kurbin dhe në fshatin Dushkarak, bashkia Selenicë.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

  1. Në njësinë administrative Postribë, në fshatrat Prruemos, Vilzë dhe Omaraj. Që në orët e para të mëngjesit, janë angazhuar forcat e Pushtetit vendor, të mbështetur nga 60 Forca të Armatosura për vënien nën kontroll të zjarrit.
  2. Në fshatin Mali i Jushit, të bashkisë Vau Dejës, vijon aktive vatra në sipërfaqe shkurre dhe ferra. Janë të angazhuar shërbimi zjarrfikës dhe vullnetarë.
  3. Në fshatin Lam i Madh, bashkia Mat, vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit nga forcat e pushtetit vendor dhe Forcat e Armatosura. Gjatë natës kanë qëndruar në gatishmëri tre mjete zjarrfikëse në mbrojtje të fshatit Lam i madh, 2 të FA dhe 1 e Bashkisë Mat. Sot janë angazhuar në mbështetje të forcave të bashkisë 30 Forca të Armatosura.
  4. Ditën e djeshme në vendin e quajtur “Liqeni i Zi German”, bashkia Mat, është aktivizuar një vatër zjarri në orët e pasdites. Për shuarjen e tij në ditën e sotme janë angazhuar forcat në nivel vendor dhe 20 Forca të Armatosura.
Lexo edhe :  Zgjedhjet në Itali/ Meloni fiton bindshëm, aleanca e saj kryeson me 44% të votave

5. Në fshatin Bershi, bashkia Klos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ditën e sotme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor për vënien nën kontroll të vatrave.

  1. Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, e cila po mbahet në monitorim nga MZSH Durrës.
  2. Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, për të cilin ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor, të mbështetur nga 50 Forca të Armatosura, si dhe është operuar nga ajri me Helikopter Cougar. Është arritur mbajtja jashtë rrezikut e banesave të fshatit. Vijon operacioni me mbështetjen e Forcave të Armatosura.
  3. Në fshatin Torovicë të bashkisë Lezhë, është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë. Janë angazhuar forcat e pushtetit vendor.

9. Në zonën e mbrojtur Pylli i Ballollit, fshati Plashnik i Madh, bashkia Poliçan, është aktivizuar një vatër zjarri. Janë angazhuar forcat e pushtetit vendor të bashkisë Polican, të mbështetur nga 40 forca të armatosura.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënje të qëllimshme si dhe të të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit

Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.


Të fundit

Lori Hoxha me binjakët dhe Borën/ Si u ulën VIP-at në dasmën e Vlerës dhe Arbër Hajdarit

Në dasmën e Arbër Hajdarit dhe Vlera Devollit përveç familjarëve janë ftuar edhe shumë nga personazhet më në zë...

Zelensky mesazh rusëve: Do të vriteni një nga një sa kohë Putin të jetë në pushtet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar rusët se “do të vriten një nga një, për sa kohë që Vladimir Putin, i cili urdhëroi pushtimin...

Pasojat e uraganit Ian, rreth 70 humbje jete dhe miliona shtëpi pa energji elektrike

Uragani Ian la dhjetëra viktima dhe shkatërrime të pallogaritshme pas tij nga SHBA. Reuters raporton 50 vdekje të konfirmuara, shumica prej tyre në Lee...

“Më dëgjo dhe më helmo”/ Bora dhe Donaldi tregojnë si e rregulluan raportin e tyre

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim një ndër çiftet më të komentuara të momentit. Ata u rikthyen sërish bashkë pas shkëputjes që patën dhe...

Parashikimi i motit, 2 Tetor 2022

Moti do të jetë me vranësira e reshje shiu në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira mesatare në juglindje. Temperaturat minimale...

Lajme të tjera

Web TV