Karim Benzema ka thënë se ai është bërë më ambicioz që kur Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi, edhe pse ai e vlerëson yllin portugez si udhërrëfyes të tij në vitet kur të dy ishin bashkëlojtarë në Spanjë.
Pasi arriti lartësi të paprecedentë me Real Madridin, Ronaldo u largua nga klubi për t’iu bashkuar Juventusit në vitin 2018 pas nëntë vitesh me gjigantët spanjollë.
Dhe, në vitet që pasuan, Benzema e ka përmbushur më shumë aftësi rolin e golashënuesit kryesor të klubit pasi ai ka pranuar se duhej të rregullonte veten pas largimit të Ronaldos.
Ylli francez ka folur për largimin e Ronaldos, të cilin e ka cilësuar si udhërrëfyes të tij gjatë kohës në Santiago Bernabeu.
“Është e vërtetë që kam shënuar më shumë gola që kur ai u largua, por kur ai ishte këtu unë asistoja dhe ai më ndihmoi shumë brenda dhe jashtë fushës”.
“Por, e dija se mund të bëja më shumë. Kur ai u largua, ishte koha për të ndryshuar lojën dhe ambicien time dhe deri më tani po shkon mirë”, ka thënë Benzema.
Ndryshe, Benzema dhe Ronaldo, së bashku me Gareth Bale të njohur si “BBC” ishin njëra nga treshet sulmuese më të mira në histori, ndërsa së bashku fituan çdo trofe.