Inxhinieria kryeson! Bie interesi për mjekësinë, ja çfarë kanë zgjedhur maturantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy muaj para nisjes së vitit të ri akademik, studentët janë në pritje të rezultateve të raundit të parë të aplikimit për në Universitet.

Ndryshe nga vitet e kalura, dhe ndoshta për herë të parë, interesi për mjekësinë dhe juridikun ka rënë, duke ia lënë vendin e parë degës së inxhinierisë.  Vitin e kaluar ishte mjekësia dega për të cilën studentët ishin edhe më të interesuar, nisur edhe nga kërkesa e tregut të punësimit jashtë Shqipërisë, kryesisht në Gjermani.

“Inxhinieria ka kaluar në vend të parë , plus teknologjitë e informacionit dhe ato kanë rreth 25.2% të preferencave në total të maturantëve . Në vend të dytë janë shkencat mjekësore dhe infermieria me rreth 23.8% dhe pastaj në radhë të tretë janë programet ekonomike,shkencat ekonomike ku janë rreth 16%”, tha Arjan Xhelaj, kreu i rrjetit akademik.

Ulja e mesatares për degën e mësuesisë dhe ofrimi i bursës për maturantët që kanë mesatare të mirë dhe zgjedhin një nga degët në rrezik mbyllje, ka rritur lehtë numrin e aplikantëve për të vazhduar studimet pranë Fakultetit të Edukimit dhe degëve të Universitetit Bujqësor.

“Mësuesia është stabël, ka një rritje të lehtë këtë vit për shkak të uljes së mesatares hyrëse së paku pë bachelor. Universiteti bujqësor është pak a shumë në ritmin që ka qenë dhe vitet e kaluara , ka një rritje fare të lehtë në aplikime këtë vit, por ngelet për t’u parë kur fillon procesi i regjistrimit”, tha Xhelaj.

Kujtojmë që vetëm një ditë më parë Ministria e Arsimit njoftoi që viti i ri akademik nis më 17 tetor.

Të fundit

EMRAT/ Kush janë këshilltarët e opozitës që votuan pro Blerina Balës

Pas 10 muajsh me kryetar në detyrë, tashmë bashkia e Himarës ka një kryetare të komanduar në krye të...

Keni bërë plane për këtë fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë...

Spartak Ngjela bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK pritet të bëjë goditje ndaj…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24, u shpreh se Shqipëria i ka shpresat tek...

A bëni pjes në listë? Këto tri shenja do të pasurohen në 2024

Nëse ëndërroni si të bëheni të pasur, ndoshta nuk do të bënte keq të dini çfarë kanë planifikuar yjet. Disa pozicione planetare janë shumë...

Një tjetër kryebashkiak socialist pritet të gjykohet nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën e Posaçme dhe jo të...

Lajme të tjera

Web TV