Kremlini “hakmerret” ndaj gazetares që doli kundër luftës, i bastiset shtëpia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova, e cila protestoi “live” në televizion për luftën që vendi i saj nisi ndaj Ukrainës, ka thënë se shërbimet ruse të sigurisë i kanë bastisur shtëpinë.

Muajin e kaluar Marina Ovsyannikova u gjobit me 50,000 rubla (800 dollarë) për komentet që ajo bëri për luftën.

Ovsyannikova shkroi në Telegram se 10 oficerë nga Komiteti Hetues i Federatës Ruse, një organ i fuqishëm federal i ngjashëm me FBI-në, hynë në shtëpinë e saj, duke frikësuar vajzën e saj të vogël, bën me dije BBC.

Dmitry Zakhvatov, një avokat i grupit të të drejtave të njeriut në media, OVD-Info, ka thënë se ajo u arrestua në bazë të një ligji për shpërndarjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura të vendit, i cili mbart 15 vjet burg.

Ovsyannikova tha se bastisja është e lidhur me një protestë të vetme në Moskë muajin e kaluar, kur ajo mbajti një pankartë ku shkruhej se Vladimir Putin ishte një “vrasës”.

Në prill, Ovsyannikova u punësua nga një media gjermane për të raportuar për Ukrainën dhe Rusinë.

Të fundit

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

3 mijë lekë në ditë për burg pa faj, gjyqtari sfidon Gjykatën Kushtetuese

A i kompenson shteti shqiptar, sipas Kushtetutës, ata që shpallen të pafajshëm pas vuajtjes së dënimit? Vetë gjyqtarët e konsiderojnë diskriminuese dhe të padrejtë...

Real Madrid nxjerr në shitje titullarin: Kushton 90 mln euro

Nëse deri para pak kohësh, as që mendohej që Real Madrid të lejonte largimin e brazilianit Rodrygo, situata duket se ka ndryshuar ndjeshëm së...

Spartak Ngjela: A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

Sot e gjithë vëmendja politike e politikës së madhe botërore është tek pyetja: A mund të lejohet që Irani të jetë një fuqi bërthamore? Mendimi...

Lajme të tjera

Web TV