Veliaj: “Sami Frashëri” gati për nxënësit në shtator, këtë vit hapim 12 shkolla të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi gjimnazin “Sami Frashëri”, me një kapacitet për 1500 nxënës, dhe u shpreh se shkolla e re, si infrastrukturë, përngjan me një hotel me 5 yje.

“Jam shumë i lumtur kur shoh se po marrin drejtim rifiniturat e fundit, po vendosen kangjellat, për të pasur një kufizim të territorit të shkollës, ku mund të bëjmë aktivitete në oborr etj. Kemi vendosur edhe kamerat, ka sistem kondicionimi; kjo shkollë nuk dallon fare nga një hotel me pesë yje, ku çdo gjë është e standardit të fundit. Është pa dyshim shkolla më e bukur në Shqipëri, por me gjasë është edhe më e bukura në rajon. Shpresoj shumë që bukurinë e vërtetë ta sjellin djemtë e vajzat që do vijnë e do popullojnë këto ambiente supermoderne në shtator”, tha ai.

Veliaj tha se është e rëndësishme të ruhet reputacioni i shkollës, jo vetëm si ndërtesë, por edhe në rezultate dhe aktivitete jashtëshkollore. Ai u shpreh se me këtë investim, sikurse edhe në 40 shkollat e tjera të reja në Tiranë, merr fund mësimi me dy turne, ndërsa pasdite godina e re do të shërbejë si qendër komunitare.

“Duam që shkolla të funksionojë edhe si qendër komunitare pasdite, ndaj mësimin do ta kalojmë paradite. Nuk do të ketë më mësim pasdite, por as bosh nuk do ta lëmë sepse mund ta shfrytëzojmë për 21 klubet e ‘Samiut’, për t’i dhënë hapësirë kujtdo të organizojë aktivitete në këto ambiente. Do të kemi një vëmendje të shtuar te administratorët e shkollave, sidomos në këtë shkollë, e cila është si të menaxhosh një hotel kur vjen puna te sistemi i pompave, mirëmbajtja, kamerat e sigurisë, kondicionimi, apo sistemi antizjarr, kaldajat etj. Me këtë shkollë i kemi dhënë Tiranës një xhevahir të paprecedentë në cilësinë e një ndërtese arsimore, por kemi ngritur edhe stekën për shkollat e tjera që vijnë më pas”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  SHBA/ Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president javën e ardhshme

Në shkollën “Sami Frashëri” do të ndërtohet edhe një muze, për të gjithë ata që kanë kontribuuar ndër vite për emrin dhe brezat që kanë dalë prej saj.

“Dua të kemi edhe një pjesë muzeale sepse ‘Samiu’ ka qenë ndoshta, vatra që ka prodhuar më shumë talente dhe njerëz që kanë dhënë një kontribut për vendin. Brezi ynë, i ‘Samiut’, ka bërë disa punë të mira, por ka bërë edhe disa punë të këqija, ndaj do doja shumë që brezi i ri i ‘Samiut’ të ishte një brez që bën vetëm të mira, që e bashkon vendin, që promovon vlerat tona më të mira dhe që mban lart emrin e “Sami Frashërit”. Kush mbjell arsim dhe kulturë investon tek e ardhmja; kush mbjell vetëm grurë edhe misër investon për stomakun e përditshëm, por jo për atë që është vizioni ynë, për Shqipërinë e të ardhmes”, përfundoi Veliaj.

Të fundit

Pritjes i erdhi fundi/ Apple lançon syzet më të reja “Vision Pro”

Apple prezantoi ditën e sotme setin e ri të përfolur prej kohësh që do t'i vendosë përdoruesit e saj...

Lirimi i Tahirit nga qelia/ Gazetarja zbulon prapaskenat: Bashkëshortja pësonte kriza…

Gjatë një emisioni televiziv, gazetarja Klodiana Lala zbuloi të tjera detaje në lidhje e çështjen e lirimit të qelisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir...

Gazment Bardhi: Si lindi platforma për bashkimin e Partisë Demokratike

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një intervistë për “Now" me Erla Mëhillin, foli për propozimin e tij për një...

Escobar e Lajçak “zbarkojnë” në Prishtinë, nis takimi me kryeministrin Kurti

Në ndërtesën e Qeverisë ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguari...

“Kosova nuk është Serbi”/ Deputetja britanike: Qytetarët në veri po kërcënohen

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, pas tensioneve në veri me serbët. Kearns, e cila është edhe kryetare e Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV