50-vjeçari grek sulmon me acid kaustik ish-gruan e tij dhe shkon në spital për ta vrarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua është sulmuar me lëng kaustik nga bashkëshorti i saj në një dyqan pastrimi kimik ku ajo punonte.

Sipas mediave greke, 50-vjeçari ka ruajtur gruan në errësirë ​​dhe kur ajo shkoi të hapte lavanderinë në orën 4 të mëngjesit, ai e sulmoi atë.

Mësohet se ai kishte blerë acidin në një supermarket me qëllimin për të vrarë bashkëjetuesen e tij.

Gruaja është gjetur nga pronari i dyqanit të pastrimit kimik dhe është dërguar në spital.  Pronari i biznesit e gjeti punonjësen 49-vjeçare në gjendje të rëndë.

“Vrapova menjëherë për ta ndihmuar, autori ishte larguar. Ajo ishte në gjendje të keqe. Kishte hapur dyqanin, kishte marrë në një peshqir dhe po përpiqej të fshinte lëngun nga fytyra. Ajo qau shumë! Telefonova policinë për t’i informuar për sulmin që mori punonjësja dhe më pas erdhi babai im dhe më ndihmoi  ta çoja në spital me makinën tonë. Nuk më kishte thënë kurrë se ishte  kërcënuar nga dikush apo se kishte ndonjë problem ”, tha Iosif Pambouktsidis për protothema.gr.

Ai tregoi se: “Për shkak të sezonit të verës ngarkesa është më e madhe, ndaj i kishim thënë që të fillonim herët turnin. Kështu ajo shkoi të hapte derën në agim dhe mbërriti e para. Burri e sulmoi duke i hedhur lëng kaustik.”

Burri me kapuç, me një leckë të lagur në të njëjtin lëng që i shkaktoi djegie në fytyrë gruas, u përpoq t’i mbulonte gojën që ajo të mos bërtiste.

49-vjeçarja ka rezistuar me aq sa ka mundur, por babai i 4 fëmijëve të saj ka arritur t’i hedhë lëngun në fytyrë, para se të largohej.

Gruaja iu nënshtrua një operacioni në spitalin e Kalamatës dhe mendohet se me njërin sy mund të mos shikojë më kurrë.

Lexo edhe :  Tri mënyra si të kemi imunitet të fortë gjatë vjeshtës dhe dimrit

“Ajo ka një djegie të rëndë kimike të shkallës 3-4 në syrin e djathtë.  Ekziston një rrezik serioz që nëse gjendja e saj të mos përmirësohet, ajo do të humbasë edhe shikimin Pjesa  tjetër e fytyrës  është në gjendje të mirë pa asnjë problem. Nëse gjendja e saj nuk përmirësohet dhe mjekët gjykojnë se ajo duhet të referohet për trajtime të tjera si transplanti do të transferohet në një spital terciar. Mjekët e saj do ta shohin situatën dhe do ta gjykojnë”, tha për protothema.gr  shefja e spitalit të Kalamatës, Eleni Aliferi.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve financiare mes ish-çiftit. Ata kishin 4 fëmijë së bashku, ndërsa gruaja kishte edhe 2 fëmijë nga martesa e mëparshme.

Mësohet ishin ndarë 6 vite më parë, por kohët e fundit kanë nisur të jetojnë bashkë pasi 50-vjeçari kishte probleme financiare.

Lidhja e tyre ishte formale dhe të dy i kishin bërë të qartë njëri-tjetrit se mes tyre nuk do kishte marrëdhënie sentimentale.

50-vjeçari u arrestua në spital, pasi shkoi për të parë gjendjen e gruas. Ai kishte pretenduar se ishte thjesht një vizitor por në fakt donte ta vriste. Ai u kap nga policia dhe u vendos në pranga.

Fillimisht e ka mohuar sulmin ndaj 49-vjeçares, por më pas ka pranuar se tentoi ta vriste.

 

Të fundit

Luftë në veri/ Vritet një polic kosovar, ekzekutohen 3 terroristë serb

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës....

Horoskopi ditor, 25 Shtator 2023

Dashi: Mundohuni të rrethoheni me njerëz pozitivë. Në përgjithësi ju jeni një shenjë lideri, që pëlqen të punojë vetë. Gjithashtu për këtë arsye ju menaxhoni...

Atletico Madrid “çmonton” Realin e Madridit dhe triumfon në derbin e kryeqytetit

Atletico Madrid tregon karakter dhe ia del të triumfojë në derbin e Madridit, me shifrat 3-1 ndaj Real Madrid. Skuadra e drejtuar nga Simeone,...

Cilat janë 5 shenjat më të pak të lumtura të horoskopit

E ashtuquajtura psikologji pozitive, e cila na motivon të jemi optimistë dhe të mendojmë pozitivisht, nuk prek shenjat e mëposhtme, të cilat duken të...

Lajme të tjera

Web TV