Thierry Henry është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në Premier League, sipas tifozëve të futbollit.
Legjenda e Arsenalit ka marrë 15% të votave dhe ka lënë mbrapa Cristiano Ronaldo-n dhe Alan Shearer.
Me Premier League që feston 30-vjetori n e saj, Betfair në bashkëpunim me YouGOV ka bërë një sondazh me më shumë se 1000 njerëz. Dhe ata kanë vendosur se Henry është numri 1 i Premier League. Henry ka shënuar 175 gola, ku 174 prej tyre që kanë ardhur gjatë 1999-ës dhe 2007-ës plus një gol në periudhën e shkurtër të kthimit të tij në sezonin 2011/12. Ai ka dhënë gjithashtu edhe 74 asiste në 258 ndeshjet e luajtur në kategorinë kryesore të futbollit anglez.
Legjenda franceze ka fituar edhe katër herë Këpucën e Artë, katër herë çmimin Lojtari i Muajit dhe dy herë Lojtari i Sezonit. Henry ka fituar dy Premier League me Arsenal-in.
Por përtej statistikave, ka qenë stili i tij i lojës që ka tërhequr kaq shumë tifozë drejt francezit.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë Cristiano Ronaldo ka dalë në vendin e dytë, ndërsa Alan Shearer, golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez, ka dalë i treti.
Eric Cantona, Steven Gerrard, Dennis Bergkamp, Mohamed Salah, Kevin De Bruyne, Ryan Giggs dhe Sergio Aguero kompletojnë dhjetë vendet e para.
Sondazhi u ka dhënë mundësinë tifozëve të zgjedhin edhe golin më të bukur dhe momentin më të bukur në tre dekadat e fundit. Goli më i bukur është vlerësuar ai i Bergkamp kundër Newcastle.