Kriza ngadalëson “motorin e Evropës”, Gjermania do të humbasë 260 miliardë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë kanë ngadalësuar të ashtuquajturin “motor të Evropës”. Mesa duket kjo situatë po i kushton Gjermanisë qindra miliarda euro, thuhet në një studim të fundit, raport DW.

Ekonomia gjermane do të humbasë si pasojë e këtyre zhvillimeve deri në vitin 2030 mbi 260 miliardë euro.

Sipas studimit të publikuar të martën konflikti në Ukrainë po dëmton edhe punësimin. Vitin e ardhshëm, rreth 240.000 vetë më pak mund të punësohen sesa para luftës – mesatarja për vitet 2022-2028 do të ishte 150.000 njerëz.

Sipas studimit, një nga humbësit e mëdhenj në situatën aktuale do të jetë sërish industria e gastronomisë dhe hotelerisë, e cila është goditur keq edhe nga pandemia e virusit Corona.

Në një skenar tjetër, ku çmimet e energjisë rriten dy herë më shpejt, studiuesit shohin ndikimin më të madh në tregun e punës në vitin 2024, me 660.000 punëtorë më pak sesa sikur të mos kishte luftë.


Të fundit

Albania 1 dhe Albania 2 së shpejti në hapësirë, nënshkruhet kontrata 6 milionë dollarë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se ditën e sotme do të nënshkruhet kontrata 6 milion...

Trazirat hindu me myslimanët nuk duhet të ndodhin në Britani

Funerali i Madhërisë së Saj solli në plan të parë fenë, gjë që është e kuptueshme. Nga JAMES WHALE Përveç funeralit të lavdishëm në Westminster Abbey,...

“Enigmë në mbrojtje”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Kampionatet rikthehen këtë fundjavë dhe shumica prej ekipeve do të kenë mungesa të rëndësishme. Ndeshjet e Nations League sollën lëndime të shumta të lojtarëve,...

Uragani Ian ‘pushton’ Floridën, 2 milionë qytetarë pa energji elektrike!

Uragani Ian la një shteg shkatërrimi në Floridën jugperëndimore, duke bllokuar njerëz në shtëpitë e përmbytura, dëmtuar çatinë e një njësie të kujdesit intensiv...

Kosova si Zvicra, propozon që njerëzit të lahen dyshe për të kursyer

Zëdhënësi i KEDS-it në Kosovë, Viktor Buzhala, ka dhënë propozimin e tij për të kursyer energjinë elektrike në kohë krize. Ai thotë se për të...

Lajme të tjera

Web TV