Marrëveshja për Portin e Durrësit/Rama publikon projektin 3D: Dje morëm një hap vendimtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina” për ndërtimin e Portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet 3D të projektit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se dje u hodh një hap vendimtar që tashmë do t’i hapë rrugë ndërtimit të portit turistik më të madh në Mesdhe.
Rama thotë se ky investim nuk do të realizohej dot pa mbështetjen e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua një ditë më parë në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed El Alabbar.

Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë, ndërsa Rama tha se do të sjellë një zhvillim ekonomik e turistik jo vetëm për zonën e Durrësit, por për të gjithë vendin. Investitori e zhvilluesi Muhammed El Alabbar garantoi se investimi do jetë me përmasa madhështore.


Të fundit

Uragani Ian ‘pushton’ Floridën, 2 milionë qytetarë pa energji elektrike!

Uragani Ian la një shteg shkatërrimi në Floridën jugperëndimore, duke bllokuar njerëz në shtëpitë e përmbytura, dëmtuar çatinë e...

Kosova si Zvicra, propozon që njerëzit të lahen dyshe për të kursyer

Zëdhënësi i KEDS-it në Kosovë, Viktor Buzhala, ka dhënë propozimin e tij për të kursyer energjinë elektrike në kohë krize. Ai thotë se për të...

Meta në ditëlindjen e ish-presidentit Nishani: Do ta kujtojmë gjithmonë

Sot është ditëlindja e ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë pas komplikacioneve që i solli COVID-19. Ka qenë...

Rama sot takim me ambasadorët, ja çfarë do të diskutojnë

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me ambasadorët e huaj në vendin tonë. Mësohet se në fokus të bisedës do të jetë projektligji...

Republika Islamike nuk mund t’i mbijetojë këtij revolucioni

Pa shenja të dukshme të lodhjes revolucionare - pavarësisht dhunës së plotë me të cilën protestuesit u ndeshën nga duart e regjimit - iranianët...

Lajme të tjera

Web TV