Shpërthime të fuqishme në një bazë ushtarake pranë aeroportit në Bjellorusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa shpërthime janë raportuar në një zonë në Bjellorusi që gjendet pranë një aeroporti ushtarak. Ky aeroport, sipas autoriteteve ukrainase është përdorur nga forcat ajrore ruse për të sulmuar territorin e Ukrainës.

Kanalet në Telegram Belaruski Hayun dhe Flagshtok cituan dëshmitarë të kenë thënë se gjatë natës janë dëgjuar të paktën tetë shpërthime, por edhe janë parë shkreptima në afërsi të aeroportit ushtarak, Ziabrauka, që gjendet në juglindje të rajonit Homel.

Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë tha se në orën 23:00 më 10 gusht, motori i një makine ushtarake u përfshi nga zjarri dhe se “masat për të shuar zjarrin janë duke u ndërmarrë”. Në deklaratën e kësaj ministrie u shtua se nuk raportohet për viktima.

Incidenti vjen pak ditë pas një serie shpërthimesh në bazën ajrore ruse në gadishullin ukrainas të Krimesë, ku janë shkatërruar të paktën nëntë avionë luftarakë rusë.

Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë për këto shpërthime, ndërkaq Rusia ka mohuar se baza Saki në Krime është sulmuar, por ka thënë se shpërthimet janë shkaktuar për shkak të shkeljes së rregullave kundër zjarrit.

 

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se baza Ziabrauka në Bjellorusi është përdorur nga forcat ruse në pushtimin e Ukrainës, që Moska nisi më 24 shkurt.

Muajin e kaluar, ushtria ukrainase tha se Rusia kishte vendosur sistemet e raketave S-400 dhe Iskander-M në aeroportin bjellorus dhe po i përdor ato për të sulmuar Ukrainën.

Të fundit

OKB publikon raportin: 90 përqind e ndërtesave në Gaza janë shkatërruar

Qendra Satelitore e Kombeve të Bashkuara, (UNOSAT), ka bërë me dije se nga analizimi i të dhënave ka rezultuar...

Me konkurrentë nga e gjithë bota/ Tirana Film Office përzgjidhet në 5 më të mirët

Tirana Film Office është zyrtarisht pjesë e finalistëve të “Global Production Award”, në kategorinë Emerging Location Award (sponsorizuar nga Dallas Film Commission)! Me vende konkurrente...

‘Çmendet’ moti/ Rrufetë dhe shirat e dendur ‘bëjnë namin’ në këtë vend

Rrufetë dhe shirat e dendur kanë vrarë të paktën 49 njerëz në të gjithë Pakistanin në tre ditët e fundit, thanë zyrtarët, ndërsa autoritetet...

“Donte të më arrestonte Ina Rama”/ Meta rrëfen bisedën me Berishën: I thashë doktorit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar një bisedë me Sali Berishën, të ndodhur disa vite më parë kur prokurore e përgjithshme...

“Bën kot sikur qan”, Cekja i Beratit tregon momentin më të vështirë të jetës

Ka bërë gjithë shqiptarët të qeshin me rolet e tij në filma dhe telekomedi, por pak e dinë që Sejfulla Myftaraj i njohur si...

Lajme të tjera

Web TV