“Të Pangopur”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid triumfoi në finalen e Superkupës së Europës duke fituar me rezultat të pastër 2-0, ku golat u shënuan nga Alaba dhe Benzema. Ekipi madrilen fiton superkupën e pestë europiane dhe trofeun e 98 në historinë e tyre.

Ndjekim disa prej titujve kryesor të mediave europiane për ditën e sotme:

Dita e sotme hapet me një titull kushtuar Real Madridit nga gazeta madrilene “AS”, e cila ka shkruar “Një Madrid i pangopur”.  Skuadra e Ancelottit fiton Superkupën e saj të pestë europiane

Katalanasja “Mundo Deportivo” ka shkruar “Prova me kohë”. Barça, në pritje të levës së katërt, nxiton afatin për të regjistruar pesë nënshkrimet e saj plus Dembélé dhe Roberto.Prima Pagina Mundo Deportivo 11/08/2022

“La Gazzetta dello Sport” hapet me merkaton e transferimeve të zikaltërve “ Skriniar qëndron (ndoshta)”.  Interi e shet Pinamontin për 20 milionë te Sassuolo. Balancat e zikaltërve përmirësohen. A do të jetë e mjaftueshme për të mbajtur sllovakun në rast të një sulmi ndaj PSG?Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 11/08/2022

“Të pangopur” është titulli i prestigjozes “Marca”. Madridi fiton Superkupën Europiane me një tjetër 90-minutësh klasi. Golat e Alaba dhe Benzema rrëzojnë Eintracht-in.Prima Pagina Marca 11/08/2022

“Shtrirja përfundimtare e De Jong” ka shkruar “Sport”. Barça dhe Chelsea janë gati të mbyllin transferimin e lojtarit për më shumë se 80 milionë euro.Prima Pagina Sport 11/08/2022

“Corriere dello Sport” hapet me shifrën që rritet “ Raspa, 33 milionë”. Pas mbylljes së marrëveshjes për Pinamontin, Sassuolo po përgatitet të heqë dorë nga sulmuesi. Napoli mund të ofrojë deri në 35 milionë euro për lojtarin.Prima Pagina Corriere dello Sport 11/08/2022

“Allegri e hedh poshtë dhuratën” është titulli i torinezes “Tuttosport”. Martial dhe Depay janë opsione për bardhezinjtë, por trajneri i Juves zgjedh Kostiç -in.Prima Pagina Tuttosport 11/08/2022

Në Britaninë e Madhe, “Mirror Sport” nxjerr në pah ish-sipërmarrësin e United disa vite më pare dhe shkruan “Uknighted”. Michael Knighton pretendon se ai po lëshon një ofertë të madhe për të marrë kontrollin e ‘Djajve’nga Glazers.Prima Pagina Mirror Sport 11/08/2022

Të fundit

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më...

“Përplasje” brenda familjes, Kryemadhi ia thotë në sy Metës: Unë jam tradhtarja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë. Teksa theksoi se për këtë parti...

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021 e deri më sot për...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Lajme të tjera

Web TV