U gjend i pajetë në lumin Seman/ Vëllai i 14-vjeçarit: Jemi 8 fëmijë, punon vetëm mamaja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme u raportua i zhdukur në ujërat e lumit Seman, një i mitur 14 vjeçar.

Ky i fundit kishte dalë për peshkim, por më pas ka humbur gjurmët.

Për 24 h policia dhe banorët kërkuan për gjetjen e djalit, teksa sot u konstatua por pa shenja jete.

I mituri vinte nga një familje me probleme ekonomike.

Djali i Novruz Sakos dilte për të peshkuar për shkak të varfërisë.

Ndërkohë për familjen Sako kjo është tragjedia e dytë me të cilën përballen, pasi para 10 vitesh, djali 7 vjeçar i Novruzit pati të njëjtin fat me djalin që u mbyt dje.

Pas ngjarjes ka folur edhe vëllai i 14-vjeçarit.

“Dje isha në Fier. Marr mamanë në orën 5 e pesë. Më thotë se vëllai është mbytur në lumë. Jemi katër çuna dhe kemi katër motra. Vetëm mamaja punon në shtëpi. Vëllai ishte në klasën e tetë,” tha ai.

Të fundit

Protesta e Rithemelimit në Bashkinë e Tiranës, reagon OSBE: Dënojmë aktet e dhunës

Në lidhje me protestën e sotme (19 prill) të opozitës para Bashkisë së Tiranës, ka reaguar edhe Prezenca e...

“Ka lindur për televizion”, menaxheri italian zbulon “të pathënat” e jetës së Heidit

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm në “wake Up” ka qenë menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi i cili ka folur më shumë...

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet në masë nga importet. Të dhënat...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV