Veliaj inspekton kopshtin në Njësinë 7: Do të pasohet me 7 kopshte dhe çerdhe të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë pak para 12 shtatorit, po bëhen përgatitjet e fundit për të pritur vogëlushët.

Veliaj inspektoi nga afër punimet në kopshtin dhe çerdhen më të re, “Kei”, në Njësinë 7, që do presë këtë shtator 220 fëmijë me kushte shumë të mira, mjedise rekreative dhe staf të përkujdesit shëndetësor e social.

“Investimi në kopshte e çerdhe ka qenë një revolucion i jashtëzakonshëm në Tiranë”, u shpreh Veliaj, duke theksuar faktin se është vendosur një standard i ri.

“Në këtë kopësht kemi ashensorët për fëmijët me aftësi të veçanta, kemi psikologë, sallën e infermieres, kemi edhe një hapësirë private të takimit me prindër, ku ata mund të informohen privatisht mbi progresin e fëmijës,”-shtoi ai.

Veliaj tha se “Kei” e çon në 86 numrin e kopshteve dhe çerdheve të reja të ndërtuara në Tiranë.

“Më vjen mirë që ky kopsht do të pasohet me 7 kopshte dhe çerdhe të tjera në shtator, për të shkuar në 40 çerdhe dhe 46 kopshte; në total 86 institucione arsimore, të cilat jenë paja e Tiranës” deklaroi kreu i Bashkisë.

Veliaj nënvizoi edhe kultivimin e një diete mesdhetare në kopshte e çerdhe për tu fokusuar në një jetë të shëndetshme.

 

 

 


Të fundit

“Më dëgjo dhe më helmo”/ Bora dhe Donaldi tregojnë si e rregulluan raportin e tyre

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim një ndër çiftet më të komentuara të momentit. Ata u rikthyen sërish bashkë...

Parashikimi i motit, 2 Tetor 2022

Moti do të jetë me vranësira e reshje shiu në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira mesatare në juglindje. Temperaturat minimale...

Horoskopi ditor, 2 Tetor 2022

Dashi: Marrëdhëniet romantike me Bricjapin dhe Gaforren janë momentalisht në një situatë nervoze. Në aspektin profesional tani mund të jeni të zënë në punë, është...

Barcelona vazhdon ecurinë pozitive dhe merr kreun, Lewandowski bën heroin sërish

Barcelona vijon rezultatet pozitive në La Liga duke arritur fitoren e 6 radhazi në kampionat. Katalanasit kanë mposhtur 0-1 në transfertë Mallroca me një gol...

‘Deklarimet e Doktorit njësoj si të Lulit’/ Elezi: Jemi në rrezik të vazhdimit të…

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi, ka bërë një deklaratë të fortë, ku thotë se deklarimet e kreut të PD-së, Sali Berisha, ngjajnë...

Lajme të tjera

Web TV