Zhduket Ervis Martinaj/ Familja kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja e Ervis Martinaj kallëzon në polici humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin e policisë. Kallëzimi është bërë ditën e djeshme nga Faik Martinaj, xhaxhai i 40 vjeçarit.

Burime për gazetaren Klodiana Lala thanë se xhaxhai i Martinaj pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, ndonëse Ervis Martinaj është për momentin një prej njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare.

Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.

Kallëzimi vjen pak kohë pas masakrës së ndodhur te mbikalimi i Fushës Krujës ku u ekzekutua kushëriri i tij Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Policia ka dështuar në disa aksione për arrestimin e Ervis Martinaj. Ndërkohë që në lidhje me pretendimin e familjes nuk dihet nëse është një inskenim nga ana e të shumëkërkuarit apo mund të jetë përpara një tjetër ngjarje të rëndë kriminale.

Të fundit

Vrasja e policit në veri, Kosova sot në ditë zie për nder të Afrim Bunjaku!

Kosova sot është në ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën e...

Vdes bosi i mafias italiane Matteo Messina Denaro, vuante prej kohësh nga kanceri

Matteo Messina Denaro ka vdekur në moshën 61 vjeçare. Bosi i ‘Cosa Nostra’ , i arrestuar më 16 janar pas 30 vitesh në arrati,...

Emrat që po cilësohen si ‘jashtë mode’

Emrat sa vijnë dhe dalin nga moda. Olive, që dikur shihej si emër i vjetër në Britani, tani është sërish në trend. Sophie Kihm, eksperte...

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të...

“Nuk më nderuan si kampion bote”, presidenti i PSG Al-Khelaifi i kundërpërgjigjet Messit

Lionel Messi deklaroi para disa ditëve se klubi i Paris Saint-Germain nuk i shprehu asnjë mirënjohje për faktin që u shpall Kampion i Botës...

Lajme të tjera

Web TV