Gjobë kush nuk lexon gazetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela 

Viti 1987.
Të dy me Filipin në gazetën “Bashkimi”.

Unë shef.

Filipi vartës.

Ditë të vështira tetori. Kishin rënë abonimet në gazetë.

Hata!

Gazeta jonë, ishte në vartësi të Frontit Demokratik e drejtuar nga vetë shoqja Nexhmie Hoxha!

U mblodhëm shefa e gazetarë. Qamë hallet. Vramë trutë.

U ngrit Filipi:

-Unë do të shkoj në Pogradec! Kam bindjen se do ta realizoj planin e abonimeve 250 përqind!

-Nuk jemi mbledhur për të bërë humor!

Fshati digjet, Filipi krihet,- tha Pëllumb Bataj, gazetar dhe sekretar I organizatës bazë të Partisë!-

Në se nuk e mba fjalën, do dënohesh me dy dreka në Divjakë!

Një ditë më vonë.

Mesditë.

Filipi mbriti në Pogradec.

Takimin e parë e bëri me shefin e qarkullimit rrugor.

I qau hallin. I thotë shefi:

-Kush bëhet abonim tek “Bashkimi” kur kemi “Zërin e popullit…

-Kam një propozim,- tha vartësi im.- Bëjnë shkelje shoferët të kodit rrugor?…

-Bëjnë!…

Për çdo shkelje, policët presin gjoba?…

-Presin…

Në vend të gjobës në lekë, shoferët e zënë në faj, të abonohen në gazetën “Bashkimi”.

Ideja u pranua.

“ Një gjobë fisnike,-tha shefi.- Shoferëv nuk u shkojnë dëm paratë. I përdorin për të rritur nivelin kulturor, duke lexuar gazetën!”

Kaluan tre muaj. Haberet nga Pogradeci, ja dogjën drekën Pëllumbit. Plani I abonimeve kapi shifrën rekord: 300 përqind.

Urime! Përgëzime!

Dhe një shpërblim të vogël!…

Muajin e gjashtë ndodhi hataja…

Abonimet e gazetës në Pogradec britën në 10 përqind!

U tronditëm të gjithë. Bile edhe vetë Filipi, që e mbanim për të fortë!…

E nisa urgjent në Pogradec. Një ditë më von më telefonoi:

– Shoferët për të mos abonuar në gazetën tonë, nuk e shkelin kodin rrugor!

Lexo edhe :  E vrau Sali Kulla

Nuk ka më gjoba!

Thuaj Pëllumbit për drekën…

Të fundit

Rama vijon sulmet ndaj Berishës: Bufi premton shkrirjen e SPAK-ut dhe hapjen e TikTok-ut

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Sali Berishën nga Berati. Gjatë një takimi me socialistët atje, ai përmendi Tik Tok-un,...

‘Fillime të reja’,ja ç’do ndodhë këtë javë në hyrjen e Vitit të ri Astrologjik

Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë...

Hekurudha e kombit

Nga Fatos Çoçoli Deri tani kemi vetëm Rrugën e Kombit. Në pesë deri shtatë vjet mund të kemi edhe hekurudhën e Kombit. Hekurudha Durrës-Prishtinë është...

E bujshme/ Arrestohet ish banorja e BBV, ja cfarë paska ndodhur!

Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë duke zbuluar se është arrestuar nga policia pas ballafaqimit që realizoi për emisionin investigativ “Piranjat” me...

Ndarja nga jeta e babait të Thaçit, Meta: I pikëlluar, ngushëllimet më të ndjera

Kreu i PL Ilir Meta, nga qelia e burgut ka ndarë një postim në Facebook për të shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga...

Lajme të tjera

Web TV