Indeksi i çmimeve të restoranteve/ Dreka në Tiranë, më e shtrenjta në Ballkan!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Europa çdo verë pret miliarda turistë nga e gjithë bota, dhe historikisht gushti është muaji i fluksit. E kuptueshme, pas pandemisë shifrat po shtohen çdo verë.

Por si është gjendja e çmimeve, ndikuar edhe nga lufta në Ukrainë, sidomos në restorante?

Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave në botë ka renditur shumë shtete në botë në Indeksin e Çmimeve të Restoranteve dhe koston e një dreke në një restorant mesatar për dy persona (tre pjata), ku kemi përzgjedhur vetëm shtetet e Europës.

Siç shkruan Monitor, nëse do të shkoni në Zvicër duhet të merrni masat dhe të mbushni portofolin. Ky shtet ka dhe qytetet me restorantet më të shtrenjta në Europë. Një drekë për dy persona në Zug apo Zyrih kushton 123 euro mesatarisht për dy vetë. Po ashtu në Gjenevë, Lozanë apo Bazel, sërish do ju duhen pak më shumë se 100 euro.

Portugalia është më e lira nga desinacionet e njohura turistike. Në Porto për një drekë janë të mjaftueshme 35 euro për dy persona, në Lisbonë deri në 45 euro, ndërsa në zona të tjera si Aivero 25 euro. Turqia ka restorantet më të lira, nga 14 euro në Ankara në 22 euro në Stamboll.

Sakaq, bie në sy se dreka në Tiranë është më e shtrenjta në rajon, ndërsa në Prishtinë më e lira. Tirana dhe Beogradi mbajnë rekordin nga kryeqytetet e shteteve të Ballkanit për drekat më të shtrenjta me 34 euro secila. Në Podgoricë mjaftojnë 25 euro, në Shkup 24 e po kaq në Sarajevë. Më e lira në Ballkan është Prishtina, ku një drekë kushton mesatarisht 17 euro.

Lexo edhe :  Rritet ndjeshëm çmimi i arit, shënohet rekordi i ri

 

 

 

Të fundit

Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

U përpoq t’i arratisej policisë, por kishte bërë një gabim fatal. E në këtë mënyrë, një 20-vjeçar shqiptar përfundoi...

Shkencëtarët zviceranë: Po hidhni ar 22 karat në kosh pa e kuptuar! Ja pajisja ku gjendet

Jo çdo gjë që prekni mund të kthehet në ar, por me siguri disa nga ato që konsideroni plehra mund të fshehin pjesë të...

Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë zyrtarin e njësisë administrative, çështja në SPAK!

Një incident ka ndodhur në Bulqizë pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike. Policia thotë se deputeti demokrat, Xhelal Mziu dhe nipi i tij...

Pas ndarjes, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në konflikt me njëri-tjetrin

Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck , thuhet se janë në mosmarrëveshje për shitjen e rezidencës së tyre në Beverly Hills, prej...

Pas largimit nga politika, Monika Kryemadhi do të jetë aktore në një film

E ftuar në Debat në A2 CNN, Monika Kryemadhi zbuloi dhe projektin e saj të ri në të cilin është angazhuar, i cili e...

Lajme të tjera

Web TV