Nga sekretet për UFO-t tek armët bërthamore, ja çfarë dyshon FBI se ka fshehur Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat amerikane raportojë se kontrolli blic i FBI në rezidencën e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara në Florida u bë për të kontrolluar për dokumente shumë sekrete që kanë lidhje me armët bërthamore. Ka edhe teori të tjera se Trump ka sekrete dhe njohuri për UFOT.

Shumë presidentë të tjerë më parë janë hetuar nga FBI, por Trump ishte i pari, që priti vizitorë të paftuar nga FBI në shtëpinë e tij.

Që prej së hënës, pyetja që po mundon amerikanët dhe jo vetëm , është çfarë kërkonte FBI në shtëpinë e Trump, çfarë ekzaktësisht përmbanin materialet e klasifikuara të fshehura në kasafortën e një prej dhomave të rezidencës në maralago.

The New York Times flet për dokumente që përmbajnë informacione mbi programe tejet të klasifikuara të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë një burim i tha New York Times, se hetuesit kishin qenë veçanërisht të shqetësuar për materiale specifike, nga ato që qeveria i quan “programe të veçanta aksesi”, një përcaktim që zakonisht rezervohet për operacione jashtëzakonisht sensitive të kryera nga Shtetet e Bashkuara jashtë vendit ose dhe për teknologji që nuk janë të njohura. Me shumë mundësi edhe informacione mbi objektet fluturuese të paidentifikuara n apo UFO si njihen gjerësisht.

Disa vite më parë gjatë një interviste presidenti Trump kishte qenë gati të fliste mbi këtë çështje, por menjëherë ishte sinjalizuar që ta ndërpriste atë se çfarë po thoshte.

Megjithatë derisa departamenti i drejtësisë dhe FBI të dalin me një deklaratë zyrtare për kërkimin në Mar a Lago, të gjitha këto mbeten teori.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV