“Ornela puthi të birin para se të hidhej nga dritarja” flet i afërmi i Florindit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adem Belliu, i afërmi i aktorit shqiptar Florind Belliu i cili humbi jetën në SHBA me bashkëshorten e tij disa ditë më parë, ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ademi u shpreh për “Euronews Albania”, se do të jetë ai që do të shoqërojë trupat e tyre për në Shqipëri. Ai tha se sipas ekpertizës, Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë mbetur të vdekur në vend.

Ai theksoi se policia mori në pyetje një nga fëmijët, që e pa ngjarjen dhe u tha autoriteteve se e ëma e kishte puthur, i kishte dhënë lamtumirën dhe më pas ishte hedhur.

Adem Belliu jeton prej 30 vitesh në Amerikë. Si i afërm i Florind Belliut, edhe pse i largët, ka marrë përsipër të kthejë në Tiranë trupat e aktorit dhe bashkëshortes. Ata do të varrosen të shtunën, por jo së bashku.

Ademi tregoi më tej se policia ka përcaktuar se Florindi 35-vjeçar, nuk e ka shtyrë nga ballkoni të shoqen.

Aktualisht fëmijët janë në kujdestarinë e njerës prej hallave, me ndihmën dhe të shqiptarëve të Amerikës.

Të fundit

SHBA/ Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president javën e ardhshme

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence po planifikon të hyjë në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, sipas...

U mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit, po peshkonte dhe…

Është gjetur trupi i pajetë i i 22-vjeçarit Valentin Nikolli, i cili u mbyt dje në lumin Mat. Valentin Nikolli u mbyt dje në lumin...

Partizani kampion pa lavdi, Tirana ndihet e vjedhur por hesht

Është mbyllur me shumë polemika Kapionati Shqiptar i elitës së futbollit, ku Partizani u shpall kampion, ndonëse me pikë të barabarta me Tiranë. Dy...

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risitë e këtij viti

Sot, 1 qershor, zhvillohet provimi i parë i maturës shtetërore. Rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të parë,...

Historiku/ 1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë në të gjithë botën

Dita e Fëmijëve shënohet me 1 qershor në mbarë botën. Por cili është historiku prapa kësaj dite? Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë, që...

Lajme të tjera

Web TV