Ancelotti jep një deklaratë surprizë: Do të tërhiqem pas largimit nga Madridi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Carlo Ancelotti e ka të qartë: pas kësaj aventure te Real Madridi, karriera e tij si trajner do të marrë fund.

E ka konfirmuar vetë italiani, i cili ka analizuar momentin e tij dhe të ‘Los Blancos’ në një intervistë të gjatë për gazetën ‘Il Messaggero’: “24 tituj në karrierën time? E vërteta është se këto llogari nuk kanë rëndësi për mua. Do t’i bëj në fund, kur një ekuilibër të ketë më shumë kuptim. Tani jam i fokusuar në stërvitje, më pëlqen puna e përditshme. Deri para disa vitesh prioritetet e mia ishin taktikat, tani fokusohem te marrëdhëniet njerëzore, njohja me njerëzit dhe brezat e rinj”.

Tërheqja: “Kjo fazë në Madrid do të mbyllë karrierën time. Pas Real-it do të tërhiqem. Real Madridi është maja e futbollit. Ka kuptim t’i japim fund fjalës pas kësaj përvoje.”

Madridi aktual: “Nëse flasim për trofe, Reali dhe Milani janë skuadrat me të cilat ndihem më i lidhur. Real Madridi është në një nivel shumë të lartë dhe jo vetëm teknik. Është një ekip serioz, me lojtarë të përulur: edhe yjet i kanë këmbët në tokë. Grupin e menaxhojnë Modric, Casemiro dhe Benzema, më me përvojë. Cilësia është e padiskutueshme, por jo vetëm ajo nuk do të mjaftonte. Njeriu është themelor dhe ky Madrid është unik”.

Benzema: “Ai e meriton Topin e Artë, pati një sezon të jashtëzakonshëm”.

Objektivat: “Liga e Kampionëve, për shkak të historisë dhe vështirësisë së saj, është më e rëndësishmja. Dimensioni i Madridit është ky. Është një klub i veçantë për këtë profesion europian. Do të ishin 15…”

LaLiga: “Do të luftohet. Barça është forcuar, Sevilla është ende konkurruese dhe Atleti është shumë solid. Në Bilbao ka një trajner ekspert si Valverde, Valencia e Gattusos ka një qytet të rëndësishëm dhe historinë e tij pas tij”.

Të fundit

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Lajme të tjera

Web TV