“Autori ishte i qetë, me vetëdije”, dëshmitari trondit me rrëfimin për ngjarjen në Himarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tragjedia e ndodhur së fundmi në Himarë ka tronditur mbarë opinionin publik. Një skaf i dalë jashtë kontrollit i drejtuar nga ish-komisari Arjan Tase, i mori jetën vogëlushes 7-vjeçare të quajtur Jonada.

Sot, që kanë kaluar dy javë nga ngjarja e rëndë, një dëshmitar okular që ndodhej 10 metra afër vendngjarjes ka rrëfyer për Balkanweb se si Arjan Tase kreu krimin.

Rrëfimi tronditës i dëshmitarit:

Një skaf u afrua në bregdet, ku aty po laheshin shumë pushues, skafi u ankorua në breg duke shpërfillur të gjithë pushuesit që ishin në breg dhe në det. Aty mori disa persona dhe më pas bëri një lëvizje shumë të shpejt, të beftë pas, pak metra, duke u munduar që helikat e skafit mos t’i takonin në gurë, dhe në atë moment pushuesit u alarmuan, shumë njerëz i bërtitën skafistit që të ndalonte, momenti i dytë ishte kur autori tentoi dhe e nxori skafin me një lëvizje shumë të fuqishme motorike paralel me bregun e detit, aty pamë shumë njerëz të cilët ishin në det, le të themi u ndikuan nga kjo lëvizje, u alarmuan edhe më shumë.

Pamë që babi i vajzës u godit nga skafi, ku shihnim kokën e tij që u fut poshtë skafit, edhe pse ne të gjithë si pushues bërtitëm, munduam ta ndalonim autorin, autori na shpërfilli të gjithë ne, nuk denjoi të na përgjigjej ose të bënte një veprim ku mund ta kishte parandaluar këtë tragjedi.

Autori me këtë dalje paralele me bregun, merr drejtimin e skafit për nga jugu, i dha më shumë gaz për t’u nisur nga bregu dhe në atë moment pamë tek pjesa e helikave të motorit shumë gjak…

Në atë moment u alarmuan të gjithë, i thamë, i bërtitëm autorit të ndalonte, ai tentoi të ikte edhe pasi e pa këtë skenë, me vetëdije të plotë, autori ishte i qetë, nuk pamë ndonjë ndryshim në sjelljen e tij, gjatë gjithë kohës ishte i vetëdijshëm dhe të gjithë ne shkuam të kapnim skafin dhe me duart tona e tërhoqëm atë në breg.

Në atë moment pamë dhe trupin e vajzës që e kishte nxjerr dikush, trupi i vajzës ishte i copëtuar nga helikat e skafit, dikush i hodhi peshqir sipër trupit të aj… ishte një situatë shumë shumë e rëndë.

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV