Prishtina merr vendimin e ri, ndalon përdorimin e biçikletave elektrike nëpër sheshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e biçikletave elektrike nëpër sheshet dhe hapërsirat publike të kryeqytetit.

Në pikën një të urdhëresës së publikuar në Facebook nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thuhet se “Ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave elektrike dhe motoçikletave apo mopedëve elektrik”.

Në postimin e tij në Facebook thuhet se ndalimi bëhet në hapësirat ku ka frekuencë të lartë të këmbësorëve.

Në njoftimin e kryetarit të Prishtinës thuhet se vendimi hyn në fuqi nga e hëna e 15 gushtit.

“Kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022, deri në votimin dhe publikimin e rregullores në të cilën jemi duke punuar për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit të këtyre mjeteve sa i përket sigurisë së qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar ai.

Shtrenjtimi i naftës dhe benzinës thuhet se i ka detyruar shumë qytetarë në Prishtinë që të kërkojnë alternativa si skuterat e biçikletat.

Të fundit

Parlamentaret e 11 majit, Berisha mbledh Kryesinë e PD: Diaspora është pro rotacionit

Kreu i PD Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e PD, ku në fokus janë zgjedhjet e 11 majit. Duke u...

DPA memorandum mirëkuptimimi me simotrën italiane

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë (DPA) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Italisë (DGA) kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, që bën...

Dimri polar/Situatë kaotike në Kapshticë, autobusët mbi 3 orë pritje, qytetarët mes borës

Pas ndërprerjes së qarkullimit të kamionëve dhe autobusëve për kalim në Doganën e Kapshticës nga pala greke, duket se numri i mjeteve, kamionave dhe...

112 vjetori i Policisë së Shtetit/ Tirana një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e organizuar për 112-vjetorin e Policisë së Shtetit, falenderoi të gjithë punonjësit e...

Vazhdon lufta me zjarret në Los Anxhelos, dhjetëra viktima

Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje t’i frenojnë zjarret në Los Anxhelos, që vazhdojnë të shkrumbojnë zona për të shtatën ditë me radhë. Autoritetet evidentuan së paku...

Lajme të tjera

Web TV