Tragjedi në Egjipt/ 40 të vdekur nga një zjarr në kishë, shumica fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 40 persona humbën jetën dhe 45 u plagosën nga një zjarr brenda një kishe në qytetin egjiptian të Gizës të dielën.

Mediat raportojnë se zjarri i shkaktuar nga një shkëndije elektrike shpërtheu gjatë meshës ndërsa 5000 njerëz ishin mbledhur në kishën koptike Abu Sifin në lagjen Imbaba, thanë burimet e sigurisë.

Zjarri bllokoi hyrjen e kishës, duke shkaktuar kaos, thanë ata, duke shtuar se shumica e të vdekurve ishin fëmijë.

“Besimtarët po mblidheshin në katin e tretë dhe të katërt, dhe ne pamë tym që vinte nga kati i dytë. Njerëzit nxituan të zbrisnin shkallët dhe pengoheshin me njëri-tjetrin,” tha Yasir Munir, një nga besimtarët.

“Më pas dëgjuam një zhurmë, shkëndija dhe zjarr që dilnin nga dritarja,” tha ai, duke thënë se ai dhe vajza e tij ishin në katin e parë dhe mundën të shpëtonin.

Giza është qyteti i dytë më i madh i Egjiptit.

 

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV