Së shpejti në “Top Channel”, nis spektakli ‘Dancing with the Stars’! Madje, është publikuar promo në rrjete sociale, ku gjithashtu pas shumë aludimeve u konfirmua se prezantuesja e këtij sezoni do të jetë Bora Zemani.
Por kush do ta drejtojë “Për’puthen”? Janë aluduar shumë emra, nga Ori Nebiaj e Dojna Mema, te Nevina Shtylla e Fjoralba Ponari. Kjo e fundit ka realizuar një “Ask” në Instagran, ku ka shuar dyshimet.
Mesa duket nuk qenka kështu dhe këtë e konfirmon vetë bukuroshja, me një “Jo” të prerë.
Fjoralba u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.