Për të shmangur degradimin social…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

Marëdhëniet në ekonominë dhe jetën tonë të përditshme po bëhen edhe më komplekse, pasi po dalin përpara sfida të paprecedenta afatgjata, si: rritja e pabarazisë, përshkallëzimi i anshmërisë dhe destabilitetit politik, autokratizmi, përjashtimi social, si dhe një politikë jo vizionare e përdorimit të teknologjisë novative në rritje e sektorit publik duke mos stimuluar paralelisht edhe sektorin privat për rritjen e investimeve në dixhitalizim, si një pozicionim ekzistencialist i modelit të qeverisjes. Nëse mundemi të analizojmë se çfarë duhet nxitur në sektorin privat për të ecur me hapa më të sigurt për të ardhmen e sektorëve më jetikë dhe bazë të ekonomisë është më shumë e lidhur me nxitjen e tendencave konkuruese, që po stimulohen në gjithë ekonomitë fqinje me Shqipërinë, e veçanërisht në ato që janë pjesë e nismës politike “Ballkani i Hapur”. Aktualisht, përveç nevojës afatgjatë për nxitje të investimeve në teknologji dhe shërbime të bazuara mbi to duhet që mbi gjithshka të veprohet për përballimin e momentit dhe garantimit të nevojave bazë për qytetarët dhe për bizneset. Të dhënat e qarkullimit dhe importeve të tremujorit të parë 2022 duket se do të vijojnë edhe më tej duke u pakësuar. Tani pritet që Shqipëria të ketë më pak performancë në anën e importit, për arsye të ndikimit në konsum nga rritja e çmimeve me ritme historike, por edhe me një nivel në vend numëro të të ardhurave të pjesës më vitale të konsumatorëve. Ndërkohë, nga rrisku i ndërhyrjes me forcë të qeverisë në vendimarrjen e bizneseve do të ketë edhe një pabarazi në rritje të zhvillimeve të potencialeve ekonomike rajonale duke i bërë rajonet e varfra edhe më varura nga shoqëritë e mëdha dhe oligopolet, të cilat patën dukshëm ndihmën e qeverisë për të minimizuar kostot prej rritjes së çmimeve. E gjitha kjo do të thotë, se nga njera anë qytetarët po bëjnë presion në rritje për garantim të produkteve dhe shërbimeve të përditshme me kosto të ulur, por edhe për rritje të ndihmës sociale në vijimësi kohore. Nga ana tjetër, bizneset po bëjnë presion për të patur lehtësi në garantimin e kostove të ulta për vijimësinë e biznesit që ndërthuren me zbatimin e politikave të drejta për moskufizimin e lirisë në treg dhe të mosrritjes së barrës së detyrimeve, të cilat qeveria i mbledh me taksa dhe detyrime të tjera tarifore.

 

Nisur nga kjo politikë që ka krijuar një nivel në rritje të dyshimeve mbi vullnetin e qeverisë për arritjen e premtimeve që ka marrë zotim në programin e saj qeverisës është me shumë vlerë, që të fillohet dhe të mos mbyllet një dialog dhe transparencë e një niveli shumë më të lartë se përpara lidhur me ato çfarë e forcojnë ekonominë dhe rritin vlerat e shoqërisë tani. Kështu, p.sh. fondet që pritet të hyjnë në ekonominë tonë nga zbatimi i Planit Ekonomik dhe Intensiv për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria pritet të përfitojë kryesisht në vitet që përkojnë me qeverinë Rama 3 nuk duhet të përdoren për politikëbërje ditore, por për bashkimin social. Këto mundësi duhet të jenë boshti i zhvillimit që mundet të rikthejë një pjesë të qenësishme të ekonomisë drejt një zhvillimi mbi pritshmëritë aktuale. Por ndikimi tjetër nga ky bashkim social rreth ekonomisë sjell një balancim nëpërmjet rishpërndarjes së të ardhurave midis bizneseve, rajoneve, individëve, gjinive dhe moshave të harmonizuara.[1] Këto investime mundet të rritin pozitën gjeoekonomike të vendit, të zvogëluar tashmë prej dekadash. Politikisht, shumë gjëra janë në ndryshim të pakthyeshëm. Reformat e filluara strukturore dhe ekonomike, që duket sikur vijojnë, në fakt janë duke u zbatuar me një sforcim të madh politik dhe buxhetor, i cili duket se nuk ndjek logjikën e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit tashmë prej vitesh, por ka rritur me hapa të vegjël edhe mirëqenien e qytetarëve. Ndryshimet në performancën e ekonomisë, që qeveria “Rama 2” dhe “Rama 3” i ka imponuar me gjithë rezistencën e shoqërisë civile dhe organizatave të biznesit mund të shkaktojnë efekte me përmasa më të mëdha deformuese, duke përforcuar dinamikat negative para-ekzistuese të viteve përpara se të niste procesi i pastrimit të drejtësisë nga të korruptuarit. Në dukje mund të perceptohet sikur edhe qeveria ka bërë hapa përpara për të zhvilluar një administratë më të fortë dhe më të pakorruptuar se më përpara, por në fakt shpenzimet për rritjen e kapaciteteve digjitale të administratës janë mjaftuar vetëm me investime mjaft më të mëdha se kapacitetet fiskale dhe njerëzore për rimarrjen e përfitimeve sipas deklarimeve prej shoqërisë dhe ekonomisë. Në plan të parë, nisma është efektive pasi ka ulur një tendencë për korruptim të niveleve të ulta dhe të mesme zbatuese të administratës shtetërore. Por problemi më i madh për nivelin e lartë të korrupsionit nuk janë punonjësit zbatuesë, por drejtuesit e institucioneve që kryejnë transaksione dhe marrëveshje të dyshimta, që dalin përtej kontureve të shërbimeve të përditshme dhe nuk kanë lidhje me perceptimin e shërbimit në sportele.

Lexo edhe :  Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

 

Kështu, p.sh. edhe pse shërbimet dixhitale përdoren prej shumë vitesh në prokurimet publike, niveli i korrupsionit nuk është ulur pasi ai nuk “serviret” kryesisht te sportelet e shërbimit, por te marrëveshjet e fshehta të sejmenëve të qeverisjeve për ndarjen e ekonomisë dhe të mirave publike në favor dhe funksion të një grupimi njerëzisht që shërbejnë edhe si maska e korrupsionit të vullnetit politik. Edhe pse jetojmë në një kohë të paqartë politike dhe ekonomike duhet që të orientohet presioni publik për orientimin e vullnetit politik sipas frymës së reagimit të qytetarëve jo vetëm për korrupsionin. Ai është pasoja dhe shfaqet i ndërlidhur me kapjen e shtetit, dobësimin e luftës kundër krimit të organizuar, kufizimin e lirisë së medias. Mbi të gjitha korrupsioni politik vërehet nga pabarazia në rishpërndarjen e drejtë të të ardhurave duke ndryshuar barrën fiskale që aktualisht ndikon mbi qytetarët e mesëm dhe ata më poshtë dhe duke lehtësuar të pasurit dhe informalët që operojnë në pjesë të madhe me fondet që gjenerohen nga korrupsioni, kapja e shtetit dhe krimi i organizuar. Nëse treguesit si më lart, që janë pasoja e mungesës së vullnetit politik rrinë njësoj apo përkeqësohen, atëherë nismat strukturore të qeverisë për të pastruar vetveten nga korrupsioni janë një iluzion, pasi prodhojnë elementë për destabilitet dhe çoroditje edhe më të madhe për shpresën e qytetarëve se gjërat mundet të ndryshojnë për mirë. Mënyra më efektive për të shmangur degradimin social, i cili ka grryer në gjithë këto vite vlerat e shoqërisë me efekt direkt në dobësimin e pozicionit politiko-ekonomik të vendit në rajon është përmes ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse që ofron mundësi të barabarta për anëtarët e saj dhe minimizon pabarazitë ndërmjet individëve. Ndërtimi i një shoqërie të tillë kërkon inkurajim dhe mbështetje jo vetëm nga qeveria, por edhe nga elementë të ndryshëm të komunitetit, përfshirë qytetarët dhe bizneset.

 

Të fundit

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e...

Nga niveli i rrezatimit te stresi, ja pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës

Pasojat e përdorimit afatgjatë të teknologjisë moderne mund të mos dihen për një kohë të gjatë, pasi nevojiten kërkime afatgjata. Sidoqoftë, ajo që dimë tani...

Jeni gjithnjë të uritur? Fajësoni horoskopin, ja 4 shenjat më llupëse

Nuk është mister që forcat kozmike kanë një ndikim në marrëdhënien e shenjave të horoskopit me tryezën. Jupiteri simbolizon lidhjen me ushqimin. Ata që janë...

Meta po stërvitet që të bëhet gati për burg

Kohët e fundit Ilir Meta mëngjes për mëngjes poston në rrjete sociale video nga aktivitetet fizike që bën. Namir Lapardhaja thotë se me këto...

Gazetari zbulon shumën marramendëse. Kjo është pasuria e Monika Kryemadhit!

Gazetari Adriatik Doçi foli për Ilir Metën dhe Kryemadhin, për çështjet gjyqësore që janë hapur ndaj tyre në SPAK, një prej të cilave është...

Lajme të tjera

Web TV