Begaj vizitë ne Prishtinë / “Bashkëpunimi ushtarak” përplas Osmanin me Begajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menjëherë pas ceremonisë formale, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pati një kërkesë te re për homologun e saj të ri shqiptar Bajram Begaj. Një kërkesë e fortë për Shqipërinë, në kohën kur situata e sigurisë në Kosovë dhe përplasjet me Serbët në Veri kanë krijuar shqetësim tek ndërkombëtarët.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj është në një vizitë dy ditore në Kosovë, ku u takua me homologen e tij, Vjosa Osmani. Pas takimit “tete a tete” ata kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp ku evidentuan mundësitë e një bashkëpunimi edhe më të ngushtë midis dy vendeve simotra. Presidentja Osmani i ka bërë një kerkesë presidentit shqiptar që të kenë një bashkëpunim ushtarak, por që kjo ka marrë një përgjigje “negative” nga Presidenti i Shqipërisë. “Është me rëndësi që këto dy shtete ta formojnë një traktat për mbrojtjen e njëra-tjetrës. kjo praktikë është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete.  Është koha që të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim”, u shpreh Osmani. Po ashtu ajo ka vlerësuar vizitën e Begajt si “në shtëpinë e tij”. “Nuk po bëni një vizitë zyrtare në një shtet, por po vizitoni vëllezërit e motrat tuaj, mirëserdhët në shtëpi”, ishin fjalët e para të Osmanit. Presidentja e Kosovës nënvizoi se “të gjithë ne në Kosovë i gëzohemi arritjeve të Shqipërisë, dhe llogarisim në mbështetjen tuaj për sa kohë Kosova të ecë në të njëjtat hapa integruese. Shqipëria i ka dhënë mbështetje pa rezervë Kosovës edhe aty ku nuk jemi të përfaqësuar”. Sipas saj, “agjenda është e fokusuar në konsolidimin e pozicionit tonë ndërkombëtar si vend i pavarur, objektivi strategjik është anëtarësimi në BE dhe në NATO, prandaj deri në fund të këtij viti do të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE, dhe llogarisim në përvojën e Shqipërisë si vend që tashmë i ka kaluar këto procese. Osmani evidentoi nevojën që sipas saj dy vendet kanë për një marrëveshje dypalëshe për mbrojtje të ndërsjellët, “për të reaguar në rast të cenimit të shteteve tona. Është një nisëm në harmoni me praktikat ndërkombëtare, është ora që të bëjmë hapat e duhura në kë të drejtim”.

Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj nuk i tha një ‘Jo’ të menjëhershme të kësaj kërkese por indirekt. Vjosa Osmanit i tregoi derën, se ku duhet të trokasë për sigurinë e Kosovës, NATON. Aty ku së fundmi Prishtina ka kërkuar anëtarësim. “Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se NATO mbetet një garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë”– tha Presidenti Begaj. Presidenti i Shqipërisë, njëkohësisht komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura dhe një ish-gjeneral karriere, e bëri të qartë se Tirana nuk mund ta mbështesë ushtarakisht, por vetëm politikisht Kosovën. “E sigurova presidenten Osmani se gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit dhe si anëtare e OKB-së, Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës, përforcuese e zërit të saj, në promovimin e shtetit të pavarur të Kosovës, pathyeshmërinë e këtij fakti, njohjet e reja dhe rrugëtimin e saj euroatlantik”- theksoi Presidenti Begaj. Nga ana e tij, presidenti shqiptar e cilësoi marrëdhënien mes vendeve si të pandashme dhe të pandryshueshme. “Jam i nderuar të jem në Prishtinë, në vizitën time të parë si President dhe kjo jo thjesht në respekt të traditës, por si një simbolikë e natyrshme, që mishëron lidhjen tonë të pandashme dhe të pandryshueshme e vulosur nga historia, gjuha jonë e përbashkët dhe heronjtë tanë ndër shekuj. Dy dialekte dhe një gjuhë, dy republika dhe një komb, kjo është harta jonë e përbashkët patriotike me destinacion Brukselin dhe bashkimin tonë në aleancën euroatlantike”, ishin fjalët e tij. Duke siguruar mbështetjen e Tiranës zyrtare për çdo proces ndërkombëtar të Kosovës, Begaj u ndal te “kërcënimet e reja si siguria kombëtare, pavarësia energjetike, siguria ushqimore, pandemitë, siguria kibernetike, rezervat ujore etj, fusha me rëndësi prioritare dhe që më shumë se kurrë kërkojnë bashkëpunim të shtuar”. Për presidentin shqiptar, “projektet për ndërtimin e portit në Porto-Romano, Portit të Thatë në Prishtinë dhe lidhja e tyre me hekurudhën Durrës-Tiranë janë hapat e duhur, në drejtimin e duhur si investime prioritare, që jo vetëm do të forcojnë pozitat strategjike të dy vendeve tona në rajon, por edhe do t’i japin një impuls të ri e të nevojshëm bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve”.

Lexo edhe :  Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

 

Kurti: Serbia makth për fqinjët, po vazhdon me ëndrra të vjetra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që ta lërë mënjanë nacionalizmin, duke thënë se Beogradi po vazhdon me ëndrra të vjetra, të cilat janë bërë makthe për fqinjët e saj, por edhe për vetë popullin serb. Në një intervistë për “Financial Times”, e publikuar të hënën, Kurti ka thënë se një simetri e të drejtave të pakicave nga të dyja palët do ta luftonte më së miri nacionalizmin. “Këtu mendoj se është problemi me Beogradin. Ata vazhdojnë me ëndrrat e vjetra, të cilat bëhen makthe për fqinjët e Serbisë, por edhe për popullin serb. Një simetri e të drejtave të pakicave, të njëjtat të drejta për serbët në Kosovë dhe kosovarët në Serbi, do ta luftonte më së miri nacionalizmin”, është shprehur ai. Kurti ka shtuar se ekziston një rrezik i qartë i përfshirjes ruse në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, duke rritur mundësitë për konflikt. “Jemi të shqetësuar, por jo të frikësuar. Si do të zhvillohet situata do të varet shumë nga qëndrimi dhe presioni i demokracive perëndimore ndaj Beogradit”, ka thënë ai. Shefi i ekzekutivit kosovar ka kërkuar nga fuqitë perëndimore që ta ndihmojnë Kosovën në ambicien e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ai gjithashtu ka kërkuar që të rritet presioni ndaj Serbisë në mënyrë që të zgjidhen tensionet prej dekadash sa i përket shtetësisë së Kosovës. “Ne kemi nevojë për ndihmën e aleatëve dhe partnerëve tanë, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të tjerëve, për të na ndihmuar me mosnjohësit”, tha Kurti.

 

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV