Djali i kolonelit me mama ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Profesori im i letërsisë në gjimnazin “ Çajupi” ishte shkrimtari Filip Ndocaj.

Burrë i madh. Flokët si shkarpë.

Në dimër vishte një pardesy ngjyrë kremi.

Të dalë boje.

Liberal.

Lejonte pak zhurmë në klasë.

Bënte batuta me nxënësit.

Hapi derën me dorë. E mbylli me “finte”, me këmbë.

Lëshoi mbi tavolinë fletoret e hartimit.

-Mitro Çela! Me shkrimin si këmbë pule, vetëm shkrimtar nuk bëhesh!

-Çlirim! ( Qatipi- djalë i Adnan Qatipit dhe vëllai i gazetares Ariana Qatipi) Me sa duket, libri i fundit që ke lexuar, ka qënë abetarja!

-Lad Bineri! Pa mësuar të shkruash hartim, nuk bëhesh diplomat.

(Ladi kishte hapur fjalën se do bëhej diplomat.

Në fakt u bë jurist me emër.)

-Pak humor na bën mirë.-tha profesori.

-Sot, secili nga ju, do të na tregojë për familjen. Ta nisi Çlirimi.

-Babai im. Adnan Qatipi ka lindur në Selanik!

-Ou!-Tha Ladi. -Po të kishte lindur babai në Selanik, ti do jetoje në Stamboll!

-Ndaj ne të themi, hip këtu të shohësh Stambollin.-Qesh profesori.- Por vazhdo tregimin.

-Gjyshi ishte nga Dibra. Hasmëri me sërbët.

Erdhën në Tiranë. Nuk i la të qetë serbi.

Në vitin 1925 vendosi të arratisen në Stamboll.

Rruga i binte nga Selaniku. Gjyshja ishte me barrë.

U prish moti. Shi. Dëborë. Kallkan.
Lindi babai.

Gjyshi anulloi Stambollin dhe u kthye në Tiranë.

-Kur u rrit, çfarë bënte babai?

-Vriste me kobure armiqtë e popullit!

-Po na tregon përralla?

-Jo profesor. 18 vjeç doli partizan. Shok me Lym Ketën.

Ditën në kodrat e Pezës. Natë zbrisnin në qytet.

Bënin antentate. Ka vrare 5 italianë e dy gjermanë!

-Pse nuk thua, babai ka qënë kauboi?-Bëri ironi profesori.

Lexo edhe :  Deputeti dhe deputetja që do të donim në Kuvendin e Shqipërisë pas 11 majit 2025

-Pas luftës babai u bë oficer. Pastaj shkoi në Bashkimin Sovjetik.

Student në Akademinë Ushtarake.

Mori diplomën për tankist dhe një nuse ruse.

-Mamanë e paske ruse?!
Prandaj i ke flokët të verdha. Merre fjalën Mitro.

-Babai im ka qënë në Fancë.

-Shiko shiko! Çlirimi me mama ruse. Ti me mama franceze.

-Jo profesor. Babai im nuk shkoi në Francë për të bërë shkollë.

Shkoi për të punuar. U fut në një minierë qymyri.

Punë e rëndë. U sëmur dhe u kthye në Përmet.

-Edhe unë kam qënë në Itali. Bëra shkollë. Nuk gjeta nuse italiane. U “martova” me një shkollë në Pukë. Kisha shok Migjenin…

Shënim.
Adnan Qatipi. Komandant në reparte takiste.

Mori gradën kolonel. Në vitin 1967 i takonte “ ylli i gjeneralit”.

Nuk e mori: Ndodhi marrëzia: Në ushtri u hoqën gradat.

Në viti 1974 erdhi marëzia e dytë:

U zbulua grupi armiqësor “kasta ushtarake”.

Beqir Balluku u pushkatua. Adnan Qatipin e përjashtuan nga ushtria.

Punoi në fermë.

Në vitin 1992 formoi dhe drejtoi veteranët e luftës.

Vdiq në vitin 2011.

Të fundit

‘Lista e PD, me besnikë të Berishës’, Açka: I duhen ushtarë kazerme me pushkë të nxehta

Deputetja Flutura Açka, në një intervistë televizive, ka shpjeguar arsyet e tërheqjes së saj nga politika, duke kritikuar zhvillimet...

Rama vijon sulmet ndaj Berishës: Bufi premton shkrirjen e SPAK-ut dhe hapjen e TikTok-ut

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Sali Berishën nga Berati. Gjatë një takimi me socialistët atje, ai përmendi Tik Tok-un, SPAK-un, teksa nuk ndali ironitë....

‘Fillime të reja’,ja ç’do ndodhë këtë javë në hyrjen e Vitit të ri Astrologjik

Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë...

Hekurudha e kombit

Nga Fatos Çoçoli Deri tani kemi vetëm Rrugën e Kombit. Në pesë deri shtatë vjet mund të kemi edhe hekurudhën e Kombit. Hekurudha Durrës-Prishtinë është...

E bujshme/ Arrestohet ish banorja e BBV, ja çfarë paska ndodhur!

Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë duke zbuluar se është arrestuar nga policia pas ballafaqimit që realizoi për emisionin investigativ “Piranjat” me...

Lajme të tjera

Web TV