Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit po përgatitet për çdo detaj, si dhe ka treguar vëmendje të veçantë shtimit të sigurisë në shkolla.
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit në bashkëpunim me atë të Financave që menaxhon arsimin profesional kanë hartuar një udhëzim të përbashkët për veprimtarinë në shkolla, të cilat duhet t’i zbatojnë të gjitha institucionet e arsimit 9-vjeçar e të mesëm përgjatë 2022-2023.
Për reduktimin e braktisjes shkollore, Ministria e Arsimit kërkohet të bashkëpunojë ngushtë me atë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për identifikimin dhe regjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve që janë në moshë për shkollë.
Një tjetër pikë e rëndësishme është shërbimi psikosocial, i cili duhet të jetë në funksion në çdo shkollë, duke harruar që ka të tilla kunë disa periudha të vitit mezi shkelin nxënës e mësues, e jo më psikologë e sociologë. Dokumenti ngarkon me përgjegjësi zyrat arsimore e drejtoritë rajonale për monitorimin e kësaj çështjeje për të cilën duhet të raportojnë dy herë në vit, në muajt janar e qershor.
Për bullizimin gjithashtu urdhërohet ngritja e ekipeve “antibulling” në çdo shkollë si dhe hartimi i planeve konkrete për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.
Një nismë me rëndësi e pilotuar që prej 2018-s “Bëjmë detyrat e shtëpisë” duhet të monitorohet dhe raportohet për të çdo tre muaj.
Për këtë cikël mësimor, nga klasa VI-IX, kërkohet diçka më shumë se arsimi bazë. Ngritja dhe funksionimi i komisioneve multidisiplinore për fëmijët me aftësi ndryshe, zbatimi i programit “e-twinning”, “Erasmus+” e të tjera.
Kujtojmë që viti i i ri shkollor nis më 12 shtator.