Halim Xhezo dhe Shpati Lena janë dy personat e mbetur të vrarë mëngjesin e sotëm në një atentat në mbikalim të Panajasë në Vlorë.
Lena është një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Kjo pasi në vitin 2019 është përfshirë në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.
Ndaj, dyshohet se atentati i sotëm ka ndodhur për hakmarrje.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë në rrethana të paqarta. Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
“Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi më herët policia.
Makina e përdorur ndërkohë dyshohet të jetë vjedhur në Durrës. Mjeti i llojit ‘BMW’ pa targa mësohet se është denoncuar si e vjedhur në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.