Xavi flet mbi revolucionin në futboll: Kronometri të ndalet kur topi nuk është në lojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, kërkon të revolucionarizojë futbollin.

Numri një i stolit të katalanasve u shfaq i zemëruar të shtunën e kaluar për humbjen e kohës në çdo ndeshje në La Liga dhe ka dalë me një propozim konkret.

Ai ka propozuar që edhe në futboll, sikurse ndodh në lojën e basketbollit, kronometri të ndalet kur topi nuk është në lojë. “Për mua është qesharake që vazhdojmë me këtë model që kemi.

Çfarë presim për të pasur kohë efektive?

Në këtë mënyrë nuk do të duhej të shikonim nëse janë shtuar tetë minuta apo 22.

Bëjmë budallallëqe sepse minutat shtesë nuk janë gjë tjetër veçse një kurth. Mendoj se futbolli është i vetmi sport pa kohë efektive”, deklaroi ai pas barazimit ndaj Rayo Vallecanos në takimin e parë të sezonit në La Liga (0-0).

Reagimi i Xavi-t ka ardhur pas javës së parë në La Liga në të cilën janë luajtur mesatarisht 52 minuta e 31 sekonda si kohë efektive.

Sipas llogarive të Xavi-t, janë 38 minuta të tjera që humben mes protestave, vonesave në nxjerrjen e topit, kujdesit mjekësor, zëvendësimeve, VAR-it dhe futbollistëve që simulojnë si të dëmtuar.

Fundjavën e parë në Spanjë, ndeshja me më shumë lojë efektive ishte Almeria-Real Madrid (58 minuta); ndërsa ajo më pak efektive ishte ajo e Betis-Elche, me 48 minuta (dhjetë më pak se në Almeria).

Edhe pse është e vërtetë që mesatarja e lojës efektive në dy sezonet e fundit është përmirësuar (nga 51:59 në sezonin 2019-2020 në 53:21 në atë 2021- 2022), sezoni aktual ka nisur me inercinë e zakonshme: që topi në ligën spanjolle rrokulliset më pak krahasuar me kampionatet e tjera të rëndësishme në Europë.

Lexo edhe :  Manchester City rikthehet në “Top 4”, Marmoush shkëlqen me tripletë

Premier Liga, ka mesatarisht dy minuta e tetë sekonda më shumë lojë efektive se La Liga. La Liga është e fundit mes 5 kampionateve më të forta në Europë për sa i përket lojës efektive. Jo më kot Xavi ka kërkuar ndryshimin e rregullave.

Të fundit

Zhvendosja e palestinezëve/ Kryeministri spanjoll kundër planit të Trumpit

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka kundërshtuar me vendosmëri propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur me forcë...

E bujshme! Ilnisa Agolli në një lidhje dashurie me ish banorin e BBV? Ja çfarë u zbulua

Ai mes fjalëve është shprehur se Atilla dhe Ilnisa janë në një lidhje dashurie. Gazetari në fjalë ka thënë gjithashtu se ndonëse asnjëri nga ata...

Australia prezanton planin për ndalimin të blerjeve të pronave për të huajt

Blerësit e mundshëm të shtëpive do të përballen me më pak konkurrencë nga jashtë, me Laburistët në Australi që premtojnë të ndalojnë investitorët e...

Topalli takim me emigrantët në Itali: Diaspora, potencial për të ndryshuar Shqipërinë

Në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim me shqiptarët të cilët jetojnë...

Plas sherri në “Big Brother”, banori i ri puth Eglin, shpërthen Gjesti: Mos e prek…

Mjaftuan vetëm pak orë që banori më i ri i “Big Brother Vip”, Vserlo, të kthente shtëpinë “përmbys”. Pas përfundimit të spektaklit ai iu afrua...

Lajme të tjera

Web TV