Erion Veliaj viziton Ukrainën, pritet nga presidenti Zelensky

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka qenë në një vizitë në Ukrainë të premten. Lajmin e dha vetë presidenti i Ukrainës, i cili falenderoi delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane, që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta ruse.

“Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë kur shteti ynë po lufton pushtimin rus, ju jeni afër nesh. Gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në restaurimin e banesave, infrastrukturës dhe kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre. Me rëndësi që rindërtimi filloi jo pas luftës, por tani”, u shpreh Zelensky.

Presidenti ukrainas bëri me dije se u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për të mbështetur rindërtimin e qëndrueshëm të qyteteve të Ukrainës.

Në shenjë solidariteti me popullin ukrainas, Bashkia e Tiranës do të ndërtojë një shkollë të re në qytetin e Kharkivit, të shkatërruar nga lufta, si dhe do të ndihmojë në procesin e rindërtimit. Kjo pasi Kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryebashkiakut të Kharkivit për të qenë pjesë e Këshillit Koordinues të qyteteve partnere, që do të ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës. Veliaj shprehu gatishmërinë e Tiranës për të kontribuar për rindërtimin dhe kapërcimin e pasojave të luftës.

Kujtojmë që Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të rindërtojnë një bllok banesash në Irpin, një ndër qytetet më të shkatërruara në Ukrainë si pasojë e sulmeve nga Rusia. Kjo u bë me dije nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që zhvilli në Ukrainë më 15 qershor, ku ishte i shoqëruar nga kryeministri malazez Dritan Abazoviç.

Të fundit

-79°C, e sërish pritet ulje! Verilindja e SHBA-ve nën temperatura të ulëta kërcënuese

Pjesa verilindore e SHBA-ve është përfshirë këtë fundjavë nga temperatura në nivele të ulëta e të rrezikshme. Në pikën...

G-7, Evropa arrijnë marrëveshje për kufirin e çmimit të naftës ruse

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të premten se vendet e industrializuara të Grupit të Shtatëshes po vendosin një çmim tavan për produktet...

Putin ka gati planin 2 të luftës/ Do të zgjasë deri në Pranverë, trupat në gatishmëri

Qindra mijëra trupa, tanke, sisteme të blinduara, antitank, robotikë dhe, në sfond, armë bërthamore taktike të gjeneratës së re po mobilizohen nga Moska në...

“Më fal xhaxhi…”, 21-vjeçari shqiptar grabit italianin nën kërcënimin e armës

Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se ka kryer një grabitje me armë në Firenze. Sipas mediave italiane, i...

Kejsi surprizon Stresin: Të mbështes edhe sikur çdokënd ta kesh kundër!

Ish partnerja e Stresit, Kejsi ka reaguar për herë të parë që prej hyrjes së Stresit në Big Brother Kosova. Ajo i ka uruar...

Lajme të tjera

Web TV