Kali i Gjeneralit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mitro Çela

Aktori dhe regjizori Alfred Bualjoti ka marrë penën për të shkruar disa kujtime.

Kthehet prapa në vite.

Qëndron në vitin 1997 kur xhironte filmin “Pylli i lirisë”.

Filmi kishte dy aktorë.

Alfredin.

Dhe një kalë.

Një kalë i veçantë. Kalë rrace, “Gjakpastër arab”.

Kali quhej “Kaproll”.

E përdorte gjenerali Petrit Dume.

Një ditë vere, Petrit Dume ra nga kali, sepse e pushkatoi Enveri.

Kaprolli mbeti pa zot. Humbi si kripa në ujë.

-E gjetëm në Përmet,- kujton aktori.-

E kishte marrë një evgjit.

Tërhiqte një karrocë…

Ishte katadisur si mos më keq.

I zoti i kishte prerë edhe jelet.

E morëm. E ushqyem dhe brenda pak ditëve u rikthye në origjinë.

Jelet ja rregullojë një parukiere.

Xhirimet zgjatën disa muaj.

Kaprolli kishte një huq.

Ishte hamshor i paparë.

Si puna e Berluskonit, që nuk i ndahet shpirti nga vajza të vogëla, të virgjëra dhe me origjinë arabe.

Fundi i Berluskonit dihet:

U dënua nga gjykata të bëjë punë të detyruar në një azil për pleq?!

Po kali i gjeneralit?

Një vit kulloti barin e Kinostudjos në Tiranë…

Pastaj shkoi në Shkodër…Humbi bukurinë dhe fuqinë si hamshor?

Të fundit

Lajm i fundit/ Aksident me vdekje në Bulqizë

Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke...

Mbappe u jep fund polemikave: “Jap jetën për Francën, asnjë krisje me Deschamps”

Franca gjen sërish yllin e saj. Pas përjashtimit të fundit të diskutueshëm, Kylian Mbappe është rikthyer në kombëtare për dy ndeshjet e ardhshme të...

Pullat fiskale futen në kolaps biznesin, shoqëria e re shqiptaro-arabe do t’i prodhojë

Kompania koncesionare SICPA së cilës i përfundoi kontrata 12 vjeçare për prodhimin e pullave fiskale në fund të muajit Dhjetor, do të rikthehet sërish...

Basha replikon sërish me Ramën: Ç’punë ke me shokët e mi? Merru me të tutë se …

Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit i përmendi se kishte ngelur vetëm. Basha shfaqet në një video me Hysen Xhurën, kandidat...

Terapeuti zbulon si të kapërceni sfidat e jetës në çdo dekadë

  Terapeuti familjar Jeff Watson ndan vështirësitë më të zakonshme që njerëzit përjetojnë në faza të ndryshme të jetës dhe ofron këshilla për t’u përballuar...

Lajme të tjera

Web TV