Mos ndoshta pa dashje, Monika zbuloi gjininë e bebit të Einxhel dhe Dagz?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë. Dyshja e famshme, lidhja e të cilëve filloi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, përfliteshin prej kohësh por vetëm së fundmi pranuan publikisht se do të bëhen me një fëmijë.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” shumë prej banorëve kanë diskutuar në lidhje me planet e martesës së tyre apo edhe për ardhjen në jetë të një bebushi. Një nga ish-banoret që foli për bebin ishte Monika, e cila u shpreh në atë kohë se bebi i tyre do të dilte shumë i bukur.

Deri këtu gjithçka duket në rregull, por së fundmi aktorja ka publikuar një InstaStory në rrjetin e saj social Instagram ku ndoshta padashje ka zbuluar edhe gjininë e bebit.

“Ehh e para që ta thashë për bebin, s’kishte nevojë për mbushje mendje. I kisha shumë të qarta gjërat për ty. Kaq kisha tani për tani. Më vonë do të vi të të marr nuse nga ana e Dagz. Do jem krushke nga Prishtina. Dhe jam e bindur që po vjen princesha juaj por edhe e jona”, ka shkruar ajo duke aluduar për një vajzë.

Një parandjenjë e aktores apo mos vallë ajo tashmë e di gjininë e fëmijës? Këtë do ta dëshmojë nëse aktores do t’i dalë sërish fjala e saj.

Të fundit

Veliaj flet për pastrimin në Tiranë/ I dhamë fund tymit kanceroz që vinte nga mbetjet

Kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, në videomesazhin e kësaj fundjave jave foli për pastrimin e kryeqytetit. Veliaj...

Sekuestrohen mbi 17 mijë euro në Rinas, procedohet 31-vjeçari

Në pikën kufitare të Rinasit u bllokuan ditën e sotme mbi 17 mijë euro. Policia thotë se është proceduar poseduesi i tyre, një 31-vjeçar, i...

Kush do të jetë fituesi i BBV? Olta i shkrin të gjithë me përgjigjen

Olta Gixhari u largua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP” pas 100 ditëve qëndrim. Malli për të birin bëri që një ndër konkurrentet...

Berisha thirrje demokratëve: Mos harroni sakrificën tuaj, bashkë dalim fitimtarë

Sali Berisha ishte të dielën në Shkodër ku mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 4 dëshmorëve të 2 prillit të vitit 1991. Në një...

Aktorja e madhe Margarita Xhepa feston ditëlindjen/ Rama mesazh urimi: Edhe 100!

Aktorja e mrekullueshme, magjia e skenës dhe Teatrit shqiptar, Margarita Xhepa, feston sot ditëlindjen. Aktorja feston sot 89-vjetorin e ditëlindjes. Kryeministri Edi Rama me anë...

Lajme të tjera

Web TV