Ridënohet në burg Arbër Çekaj/ I shtohet edhe një vit për tentativë arratisje nga burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës shpalli një tjetër vendim fajësie për Arbër Çekajn, i cili u dënua me një vit heqje lirie për shkak të tentativës për tu arratisur nga ambientet e 313.

Ky verdikt i shtohet një tjetër vendimi që Çekaj po e vuan prej 14 vitesh burgosje për akuzën e trafikimit të mëse 600 kilogramëve kokainë në Maminas të Durrësit.

Për arratisjen pak minutëshe por që dështoi burimet i thonë “Top Channel” se hetimet po vijojnë ende ndaj disa policëve të burgut që dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën përmes neglizhencës.

Arbër Çekaj që mbas tentativës është vendosur nën regjimin e ashpër 41 biss, zbriti së bashku me Fatmir Pjetrin përmes një litari prej 17 metrash të krijuar.

Dy të burgosurit kapërcyen me lehtësi nga zona e ajrimit në shkallët e administratës dhe teksa kishin përballë portën kryesore të burgut, njëri prej tyre u përlesh me policin Myfit Xheka duke e goditur me një çengel në kokë.

Ndonëse plani dukej i përpiktë, arratisja u mbyll me riarrestimin e të dyve, si trafikantit të kokainës ashtu edhe anëtarit të bandës së babagjyshëve.

Duke ju referuar fakteve të vendosura mbi tavolinë nga prokuroria, gjykata kujton se Arbën Çekaj tentoi të arratisej së bashku me Fatmir Pjetrin, ndërsa një i dënuar i tretë improvizoi vetëvrasjen në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen e autoriteteve në burgje

I burgosuri Çepele, i proceduar per shfrytëzim prostitucioni preu damarët rreth ores 14.30 dhe rreth ores 14.50 hetimi provoi se i burgosuri i eksportua nga policia drejt urgjencës.

Angazhimi i policisë ndaj Çepeles që për këtë rol u dënua me dy vite burgim, nuk u la pa u shfrytëzuar nga dy shokët e tij që pavarësisht planit nuk i kaluan dot muret.

Të fundit

Foto/ Punimet për Urën e Kukësit drejt përfundimit

Po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se...

Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, motra e Erjolës ka dy fjalë për të

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka...

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga koha kur u bë një...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Lajme të tjera

Web TV