Merkatoja në Angli nuk mban rekord vetëm në aspektin financiar por qëndron në vendin e parë absolut edhe për emrat që qarkullon. Njëri prej tyre i përmendur së fundmi është kapiteni i Man. United, Harry Maguire, njeriu qe tifozët e United e fajësojnë më së shumti për krizën e rezultateve.
Aq i shënjestruar është Maguire se ai tashmë është bërë edhe objekt humori në rrjetet sociale, por nëse është dikush që nuk qesh me të, ai është Thomas Tuchel. Si për habi të të gjithëve, blutë kanë bërë një ofertë për ta zhvendosur mbrojtësin në Londër. Ata kanë ofruar në këmbim sulmuesin amerikan Christian Pulisic, një operacion qe josh edhe Manchester United.
Trajneri Ten Hag planifikon ta ulë në stol kapitenin pas dy humbjeve të para me Varane qe vazhdon të bëjë presion për një vend titullari dhe nëse lojtari i Anglisë do të dalë nga formacioni, atëherë Londra mund të bëhet destinacioni më i mundshëm.