Një superjaht me vlerë 75 milionë dollarë që iu sekuestrua një biznesmeni rus të sanksionuar nga perëndimi do të shitet në ankand.
Jahti luksoz “The Axioma” i emëruar më parë me emrin “Sheshi i Kuq”, u sekuestrua në muajin mars në Gibraltar, pasi banka amerikane JP Morgan tha se pronari Dmitrievich Pumpyansky nuk kishte paguar një borxh prej 20 milion dollarësh.
Jahti mund të akomodojë 20 persona, përfshirë dhe stafin, ka pishinë, xhakuzi, kinema 3D, motorë deti dhe set për zhytje nën ujë.
Më herët autoritetet në Perëndim kanë bërë thirrje për sekuestrimin e aseteve të oligarkëve rusë, si dhe paratë nga shitja e tyre t’i kalojnë Ukrainës për ndihmë në përballimin e pushtimit.
Por duket se këtë herë, të gjitha paratë do t’i shkojnë bankës amerikane.