Njeriu më i komentuar i momentit/ Facebook i mbyll rrjetet sociale Andrew Tate!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse jeni përdorues i mediave sociale, shanset janë të larta që mund ta keni parë Andrew Tate kudo kohët e fundit. Kur bëni ‘scroll’ në faqen ‘For You’ të TikTok, Andrew Tate do të shfaqet me siguri. Klipet një minutëshe të tij duke dhënë mendimin e tij për gjithçka (absolutisht gjithçka) kanë marrë një vëmendje të konsiderueshme.

Epo tani nuk do ta shihni më! Dhe e dini pse?

Meta ka ndaluar influencuesin Andrew Tate nga Facebook dhe Instagram për shkelje të politikave që platformat kanë. Për herë të parë, ai është bllokuar nga Twitter, kur shkroi se “gratë duhet të mbajnë përgjegjësi për abuzimet seksuale ndaj tyre”.

Në qershor të këtij viti, Tate kishte 1 milion ndjekës në Instagram. Tani, ai numëronte rreth 4.7 milionë ndjekës. Rritja e shpejtë e audiencës ndoshta ka ardhur pasi u bë viral në TikTok, me njerëz që e mbështesin dhe të tjerë që e kritikojnë masivisht.

Meta u shpreh se ka hequr Andrew Tate nga platformat, pasi ai ka shkelur politika që lidhen me “organizata dhe individë të rrezikshëm”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Ish-kikboksieri u bë i famshëm në vitin 2016 kur u përjashtua nga programi televiziv “Big Brother” për shkak të një videoje ku dukej se ai sulmonte një grua. Tate ka qenë i ftuar në shumë emisione dhe podcaste ku  për shkak të natyrës kontroverse ai arriti të marë vëmëndjen e ndjekësve nga e gjithë bota.

Sipas Marianna Spring, korrespondente e keqinformimit dhe mediave sociale në BBC, videot e Andrew Tate – që promovojnë paragjykimin dhe urrejtjen ndaj grave – kanë rënë në sy këtë verë me adoleshentë që komentojnë se sa shumë ai po shfaqet në burimet e tyre në rrjetet sociale.

Lexo edhe :  Kanye West shpall kandidaturën për president të SHBA në zgjedhjet e vitit 2024

Përmbajtja e tij ka ngritur shqetësime në lidhje me efektin që videot virale mund të kenë në botën reale, veçanërisht te përdoruesit më të rinj në moshë, të ekspozuar ndaj tij gjatë pushimeve shkollore, kur kanë edhe më shumë kohë të lirë.

Në TikTok, videot me hashtagun #AndrewTate janë parë më shumë se 12.7 miliardë herë. Por ky numër nuk përfaqëson vetëm video të Tate dhe mbështetësve të tij – ai gjithashtu përfshin video të bëra nga njerëz që kritikojnë influencuesin.

Nëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për Andrew Tate, në një nga videot e tij më të klikuara ai thotë se “është realist, dhe nëse je realist, do jesh edhe seksist”.

Në po të njëjtën video, ai i quan gratë “në thelb dembele” dhe thotë se “nuk ekziston asnjë femër e pavarur”.

 

 

 


Të fundit

Shqipëria lë pas vendet e botës, Rama: Rritja më e madhe e turizmit nga viti 2019

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqiëpria është e para për rritjen e turizmit krahasuar me vitin 2019, kur...

VIDEO/ Publikoi SMS me Neymar, Fero i jep fund martesës me Arbenitën?

Neymar ka krijuar një trend viral të TikTok të cilit së fundmi i është bashkuar edhe Arbnita Ismajli. Por gjat ëkëtij trendi modelja ka...

Me parulla komuniste dhe foton e Enver Hoxhës, nostalgjikët e diktatorit kryejnë homazhe

Shqipëria feston sot ditën e Çlirimit, teksa përkujtohen dëshmorët që kanë dhënë jetën për liri. Si çdo vit, nostalgjikët ndaj diktatorit Enver Hoxha kanë marrë...

Vdes piloti legjendar grek, i mbijetuari i fundit i Luftës së Dytë Botërore

Ka humbur jetën në moshën 102-vjeçare i mbijetuari i fundit i Luftës së Dytë Botërore, Kostantinos Hatzilakos. Lajmi ka shkaktuar trishtim në komunitet. 102-vjeçari ishte një...

Ambasada amerikane uron Festën e Çlirimit: Kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar sot festën e Çlirimit nga pushtimi nazist. Me një mesazh në “Facebook”, ambasada shprehet se ky rast shërben si...

Lajme të tjera

Web TV