Tjetër triumf historik, Luiza Gega shpallet kampione e Evropës në 3000 metra me pengesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luzia Gega nderon përsëri Shqipërinë duke arritur që të marrë medalje ari në 3000 metra me pengesa, e duke konfirmuar dhe një herë tjetër vitin e mirë që po kalon. Atletja shqiptare ia doli që të kalonte e para vijën e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31 dhe duke përligjur kështu dhe pritshmëritë e të gjithëve.

Gega ishte dominuese në pjesën me të madhe të garës duke qenë në avantazh për plot 2900 metra, ndërsa në fund kishte një avantazh prej gati 4 sekondash ndaj atletes më të afërt, që ishte gjermania Lea Meyer.

Duke përjashtuar 100 metrat e para, Gega ka kryesuar në 2900 metrat pasuese duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim e duke treguar se në këtë disiplinë nuk njeh asnjë rivale, së paku në kontinent.

Pak javë më parë, Gega u rendit e pesta në botë në të njëjtën disiplinë, ndërsa dhe në lojrat mesdhetare arriti që të merrte medalje ari.

Të fundit

Victoria Beckham për tradhtinë e supozuar të David para 20 vitesh: U distancuam

Historia e tyre e dashurisë do të niste në vitin e largët 1998 gjatë një ndeshjeje futbolli për motive...

Prapaskenat/ Si Luis Enrique largoi Verrattin: “Je prototip i futbollistit që urrej”

Luis Enrique ka kryer një “revolucion” te PSG, duke larguar nga skuadra futbollistët që nuk dëshironte. Madje ndonjë prej tyre edhe e urrente. Emra si...

Papa Françesku: Masat ndaj ndryshimeve klimatike janë të pamjaftueshme

Reagimet ndaj ngrohjes globale janë të pamjaftueshme ndërsa bota po shembet, tha në një deklaratë ditën e sotme Papa Françesku. Ai paralajmëroi kundër opinioneve...

Bonucci dhe “tersi” tek Union Berlin, vetëm humbje për gjermanët që nga transferimi i tij

Efekti surprizë për Unionin e Berlinit duket se ka përfunduar dhe skuadra kryeqytetase është zhytur në një krizë rezultatesh, aq sa për të gjetur...

SHBA: Nuk parashikohet rritje e trupave amerikane në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pritet ta rrisin praninë ushtarake në Kosovë pas ngjarjeve të 24 shtatorit. Këtë e ka konfirmuar koordinatori për...

Lajme të tjera

Web TV