Një i mitur 2-vjeçar në Levan të Fierit ka humbur jetën pas dëmtimeve të marra në kokë.
Ka qenë një bombul oksigjeni pranë vendit ku vogëlushi po luante, ajo që ka shkaktuar edhe dëmtimet fatale që çuan deri në ndarjen nga jeta të 2-vjeçarit.
Mësohet se kryefamiljari merrej me grumbullimin e metaleve, mes te cilave ndodhej edhe një bombul e vjetër oksigjeni, të cilën e kishte gjetur mes mbetjeve te tjera.
Bombulën e kishte vendosur bashkë me disa metale të tjera, ndërsa do t’i shiste ditën e nesërme. Mësohet se djali ka qenë duke luajtur pranë vendit ku ndodhej bombula e vjetër, ajo ka rrëshkitur dhe i ka rënë në koke.
Menjëherë fëmija është shoqëruar për në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.