Dy shtetasit rusë dhe ukrainasi që u kapën nga policia pasi tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh u lanë ditën e sotëm në burg nga Gjykata e Elbasanit, deri në përfundim të hetimeve ndaj tyre.
Ndaj Mikhail Zorin, Fedit Alpatov dhe Svetlana Timofeeva rëndojnë akuzat për veprat penale “sigurimi i informatave,” kryer në bashkëpunim si dhe “goditje për shkak të detyrës”.
Por sa vite burg rrezikojnë ata, në rast se shpallen fajtorë nga drejtësia?
Sipas nenit 124 dhe 237 të Kodit Penal, tre shtetasit e huaj të arrestuar në Shqipëri, në rast se shpallen fajtorë rrezikojnë të dënohen nga tre deri në dhjetë vite burg.
Neni 214
Sigurimi i informatave
Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Neni 237
Goditjet për shkak të detyrës; Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.