Kukës/ U fsheh në bagazhin e makinës për të kaluar kufirin, arrestohet 17-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndodh në Shqipëri! Teksa kanë eksploruar mënyra nga më të ndryshmet për të ikur nga vendi, mesa duket ka edhe raste kur provojnë mënyra ilegale edhe për të hyrë.

Një 17-vjeçare ishte fshehur në bagazhin e një makine në tentativë për të hyrë ilegalisht nga Kosova në Shqipëri, përmes pikës kufitare të Qafë-Prushit. Automjeti brenda të cilit u gjet minorenia, drejtohej nga një 23-vjeçar, rezident në Londër, i cili u vu në pranga në kushtet e flagrancës.

Ndërsa një 17-vjeçar, banues në Kosovë, që udhëtonte si pasagjer në mjet u vu nën hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës. Dy djemtë akuzohen për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa vajza e mitur për “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Për këtë ajo do të hetohet në gjendje të lirë.

Siç njofton policia e Kukësit, hetimet për rastin do të vijojnë nga prokuroria e Kukësit, ndërsa 23-vjeçari i arrestuar në vijim pritet të përballet me akuzat në Gjykatë.


Të fundit

Protesta e Berishës më 6 dhjetor, Meta e konfirmon: Do marrim pjesë!

Kreu i Partisë së Lirisë ka pranuar publikisht se do t’i bashkohet protestës së Sali Berishës më 6 dhjetor. "Siguria...

Juventus zgjedh presidentin e ri, ja kush i merr “frenat” e klubit bardhezi

Edhe pse vëmendja kryesore është te Botërori i Katarit, lajmi i dorëheqjes së Andrea Agnellit dhe bordit drejtues të Juventusit bëri xhiron e botës...

Sizmiologu i famshëm grek flet mbi tërmetet e fundit: Çfarë e pret rajonin

Sizmiologu kontravers grek Akis Tselentis ka bërë disa paralajmërime në lidhje me tërmetet e fundit në zonën e Evias në Greqi, të cilat sipas...

Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë/ Xhaçka: Flet për ndryshime madhore gjeopolitike të BE

“Fakti që Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, flet për një sërë ndryshimesh madhore në kuptimin gjeopolitik...

Shqipëria lë pas vendet e botës, Rama: Rritja më e madhe e turizmit nga viti 2019

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqiëpria është e para për rritjen e turizmit krahasuar me vitin 2019, kur filloi pandemia e COVID-19. Rama ka...

Lajme të tjera

Web TV