“Bie nga froni” Maguire, Chelsea nënshkruan mbrojtësin më të shtrenjtë në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdojnë të dalin në dritë detaje të reja sa i takon telenovelës që lidhet me të ardhmen e Wesley Fofana. Më në fund rezistenca e Leicester City kundrejt mbrojtësit është thyer përballë një super oferte të paraqitur së fundmi nga Chelsea, që kërkon prej kohësh me ngulm shërbimet e qendërmbrojtësit francez.

Sipas raportimit të medieve, klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe 21-vjeçari pritet t’i bashkohet organikës së Thomas Tuchel. Marrëveshja për kalimin e futbollistit në “Stamford Bridge” është arritur për shifrën 85 milionë paund plus bonuse.

Fofana, i cili është pjesë e Francës U21, bëhet kështu afrimi i shtatë te “Blutë e Londrës”, pasi më parë janë afruar lojtarë si Kalidou Koulibaly, Raheem Sterling, Marc Cucurella, Carney Chukwuemeka, Cesare Casadei dhe Gaga Slonina.

Lojtari kërkonte me çdo kusht transferimin te Chelsea, dëshirë që i është plotësuar më në fund. Fofano do të firmosë një kontratë 6-vjeçare me klubin londinez, ndërkohë që zyrtarizimi do e kthente në mbrojtësin më të shtrenjtë në histori, duke lënë pas Harry Maguire e Manchester United, nga shitja e të cilit Leicester City përfitoi 80 milionë paund në vitin 2019.

 

Të fundit

1 në 5 adoleshent obez. Shkak kequshqyerja dhe mungesa aktivitetit fizik

Raporti i fundit i hartuar nga organizata botërore e shëndetësisë në europë përfshirë edhe Shqipërinë ka nxjerr në pah...

Vendet e lira të punës/ Vetëm 7.6% e tyre kërkojnë arsim të lartë

Më datën 21 maj, Agjencia Kombëtare e Punësimit shpalli rreth 2010 vende të lira pune në të gjithë vendin, por nga përpunimi i të...

Rita Lati rrëfen historinë e trishtë: Kam humbur një vajzë, ishte identike me Rozën!

Aktorja Rita Lati ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, teksa zbuloi se ka humbur një vajzë. Artistja ka treguar se vogëlushja erdhi...

Shkencëtarët kanë zbuluar një planet që mund të jetë i banueshëm

Dy ekipe shkencëtarësh kanë zbuluar një planet teorikisht të banueshëm, më të vogël se Toka, por më i madh se Venusi, që rrotullohet rreth një ylli...

‘Zoti të ruajt’, zbulohen mesazhet e fundit që dërgoi policja

Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e efektives së policisë, pasditen e djeshme në kryeqytet. Veç arrestimit të të dashurit të efektives Aldorjana...

Lajme të tjera

Web TV