Dënohet me 1 vit burg 15-vjeçarja në Tiranë, futi në kurth të riun për 100 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk janë vetëm meshkujt që shantazhojnë vajzat, për para apo të tjera ‘ndere’, por ka raste edhe anasjelltas.

Së fundmi, një 15-vjeçare është dënuar me 1 vit heqje lirie nga gjykata në Tiranë, për shantazh ndaj një djali 8 vite më të madh, të cilin e kishte njohur në rrjetet sociale.

E reja është shpallur fajtore për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” ndaj djalit, të cilin e shantazhoi përmes një bisede intime në rrjetin social Snapchat, raporton A2CNN.

Gjykata e Tiranës vendosi që e pandehura minorene me iniciale E. K. u dënua me 1 vit burg, por nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli, pasi në përfundim gjykata vendosi lënien e saj në Shërbim Prove për një periudhë 16-mujore. Referuar vendimit të gjykatës, në shtator të vitit të kaluar, e mitua ka filluar një komunikim në Instagram me 23-vjeçarin, që futi më pas në kurth. Në kallëzimin e tij, i riu ka treguar se biseda është zhvendosur në rrjetin social Snapchat dhe ka pasur natyre të ngacmimeve seksuale.

Sipas tij, gjithçka është ndërprerë kur bashkëbiseduesja i ka thënë se ishte 15 vjeç. Por disa orë më vonë, nga e njëjta adresë atij i ka shkruar një person që i është prezantuar si vëllai i të miturës. Duke i thënë se ishte punonjës policie, ai i ka kërkuar 10 mijë lekë të rinj, në këmbim të mosdenoncimit të tij për “ngacmim seksual” ndaj të motrës së mitur.

Para se të shkonte në vendin e lënë për dhënien e parave, pranë 9-katësheve në Tiranë, i riu kallëzoi rastin në polici dhe dhënia e parave ndodhi në sy të agjentëve. Sipas vendimit të gjykatës, në vendin e takimit, shuma e 10 mijë lekëve të rinj është marrë nga një vajzë, që rezultoi të ishte e mitura 15-vjeçare.

Lexo edhe :  Studimi i ri i psikologëve, kjo metodë e thjeshtë zhduk menjëherë zemërimin

Gjatë hetimit, e pyetur në prani të psikologëve, ajo ka shpjeguar se kishte vepruar e vetme, pa person tjetër pas saj dhe se bisedat me 23-vjeçarin i kishte bërë për ta larguar atë dhe jo për të përfituar para prej tij.

Të fundit

Rreth 150,000 njerëz do të mirëpresin flakën olimpike në Marsejë

Më 8 maj, rreth 150 mijë njerëz pritet të mirëpresin flakën olimpike, e cila do të mbërrijë në Belem...

Merr fund dilema, zbulohet italiani që i ka rrëmbyer zemrën Eglës

Prej ditësh po përflitet për partnerin e aktores Egla Ceno e cila siç tashmë e dimë është një nga konkurrentet më të forta të...

Media spanjolle jehonë Shqipërisë, nga Thethi në Berat: Vendi më i lirë për të udhëtuar!

Nga Cristina Blanco Vázquez/ El Debate I quajtur Karaibet Evropiane, Shqipëri është vendi bregdetar më i përballueshëm për sa i përket çmimeve, ushqime dhe udhëtime rreth...

Spektakël i garantuar, formacionet zyrtare të sfidës Barcelona-PSG

Barcelona përballet me Paris Saint-Germain në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë në Francë përfundoi 3-2 në favor të skuadrës...

Beleri kandidat për eurodeputet në Greqi, studiuesi Bido zbardh prapaskenat e forta

Përfaqësues të klasës politike të shtetit grek e ka quajtur studiouesi Ardit Bido, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin tashmë që është zyrtarizuar...

Lajme të tjera

Web TV