Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Dimri më i vështirë seç duket, europianët zgjedhin mes ushqimit dhe ngrohjes…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza energjetike, ka qenë kryefjalë e politikave evropiane në muajt e fundit, që pas agresionit rus në Ukrainë, i cili ndërlikoi situatën me furnizim me gaz të lëngshëm për pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian.

Disa prej vendeve të unionit madje, si për shembull Spanja, Republika Çeke apo Sllovakia, kanë filluar tashmë të implementojnë një plan të tillë masash, ku parashikohet rritja e kondicionimit me vetëm 1 gradë Celsius, për të kursyer energjinë.

Mirëpo, duket se nuk do të ketë më hekurosje, por përdorim të kufizuar të furrës dhe dush në punë.  Kështu evropianët po përpiqen të kursejnë energjinë elektrike, por faturat e tyre po vazhdojnë të shtrenjtohen.

Teksa çmimet me shumicë për gazin dhe energjinë elektrike po rriten, miliona qytetarë në Evropë tani janë duke shpenzuar një sasi rekord të të ardhurave të tyre për energji, tregojnë të dhënat e reja.

Në lindje të Anglisë në qytetin Grimsbi, Philip Keetley, ka nisur që të mos përdorë kondicionerin në shtëpinë e tij, në kohën kur Britania këtë verë është përballur me valën rekord të të nxehtit. Ai vendosi që të mos përdorë më pajisjen për të ftohur shtëpinë e tij, pasi e pa që nuk do të mund t’ia dilte financiarisht.

“Kostoja e jetesës është rritur dhe megjithatë nga ju pritet që të jetoni me buxhetin kur nuk kishte krizë…. Unë ose duhet ta ndez ngrohjen ose të ha”, tha Keetley.

Qeveritë evropiane kanë nxituar që të ofrojnë ndihmë, por të dhënat tregojnë se ndihma e ofruar nuk ka bërë dallim të madh për amvisëritë. Këtë dimër, britanikët do të shpenzojnë një mesatare prej 10 për qind të të ardhurave të familjes për gaz, elektricitet dhe karburante të tjera që përdoren për ngrohje. Po ashtu, ata do të shpenzojnë për karburantet për makinat e tyre – kryesisht benzinë dhe naftë – dyfish më shumë sesa më 2021, thuhet në të dhënat e ofruar nga Carbon Brief.

Lexo edhe :  Pason Rishi Sunak, ja kush zgjidhet në krye të Konservatorëve në Britaninë e Madhe

Në Bashkimin Evropian, familjet italiane dhe gjermane janë në mesin e familjeve të goditura më së keqi nga çmimet e gazit, thuhet në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Faturat e energjisë për një familje mesatare italiane – kryesisht për gaz dhe elektricitet – u rritën në 5 për qind të shpenzimeve totale të amvisërive në korrik të këtij viti nga 3.5 për qind sa ishin më 2019, thuhet në të dhënat nga kompania hulumtuese Prometeia. Në korrik, është shënuar niveli më i lartë i çmimeve bazuar në të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që datojnë nga viti 1995.

Të fundit

Kushtetuesja rrëzon Berishën për përjashtimin e Xhaferllarit

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari nga shqyrtimi i ankimit...

Gjykata rrëzon Kuvendin, rikthen 30 deputetët e përjashtuar të PD-së

Gjykata Administrative ka rrëzuar dje vendimin e marrë nga Komisioni i Etikës për deputetët e Partisë Demokratike, menjëherë pasi i vunë zjarrin karrigeve të...

Horoskopi, e enjte, 7 nëntor 2024/ Parashikimi për secilën shenjë të zodiakut

Dashi Venusi është përballë dhe mund të sjellë shumë nervozizëm në sferën sentimentale. Kushtojini vëmendje të madhe. Për sa i përket punës, por edhe në...

Çudia në Miçigan/ Shumë arabo-amerikanë mbështetën Donald Trump

Kandidatja presidenciale demokrate, Kamala Harris, ka humbur shtetin kritik të Miçiganit, ku votat e komuniteteve arabe dhe myslimane janë vendimtare, sipas Associated Press. Kandidati republikan...

Lajme të tjera

Web TV