Trajneri i boksit Bushati godet Florian Markun: “Ndeshjen e dominoi meksikani, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja e Florian Markut në Tiranë u shoqërua me shumë reklamim dhe iu vu në dispozicion stadiumi në kryeqytet, gjë që ka shkaktuar reagime nga boksierët profesionistë dhe trajnerët e tyre, të cilët deri më tani kanë fituar tituj por nuk kanë patur një “famë” të tillë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe trajneri i ekipit kombëtar të boksit, Sead Bushati. Përmes një postimi në Facebook, Bushati ka renditur ata që ai i quan kampionë të vërtetë të vendit dhe që duan më shumë vëmendje nga institucionet përgjegjëse.

Bushati shkruan madje se ndeshja u dominua nga meksikani Parra, por çuditërisht u fitua nga Florian Marku.

Bushati shkruan më tej:

Ndeshja u dominua nga boksieri meksikan packa se u fitua nga Marku. Në disa media dhe portale thuhet se Florian Marku është boksieri më i mirë shqipëtar, ndaj mora iniciativën të bëj këtë sqarim dhe të vendos meritën aty ku duhet.

Shqipëria ka sportistë të cilët qëndrojnë shumë më lart se Florian Marku.

Boksieri Alban Beqiri shkroi historinë e boksit shqiptar në Beograd, duke u rënditur i treti në Botë dhe Kampion Ballkani.

Boksieri Denis Nurja, kampion Ballkani.

Indrit Laci, nënkampion Ballkani.

Rexhildo Zeneli, nënkamion Ballkani.

Krenar Zeneli, nënkamion Ballkani.

Ariol Zeneli, nënkampion Europe dhe dy herë medalist në Europë.

Jurgen Uldedaj, dy herë medalist Europe, kampion bote në ËBC (Junior).

Aleksandër Ramo dhe Alban Barmeta me karrierë profesioniste.

Duke parë kontributët që boksierët tanë i kanë dhënë Shqipërisë, natyrshëm lind pyetja:

Po Florian Marku çfarë ka dhënë për vendin?

Ae ka përfaqësuar ndonjëherë vendin në konkurse institucionale ndërkombëtare?

Vetëm show, asgjë më shumë. Ndjehëm i keqardhur dhe i pezmatuar që boksierët tanë që ngritën lart Flamurin Kuq e Zi dhe na përfaqësojnë denjësisht, nuk u pritën siç u ka hije kur kanë ardhur me medalje ndërkombëtare!

Të fundit

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje tenderash dhe falsifikim dokumentesh. Në...

Lajme të tjera

Web TV