A po përçan Beogradi marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri? Rama përgjigjet për mediet sllovene

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Slloveni ku pritet të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Në intervistën që dha gjatë mbërritjes atje, Rama foli për ecurinë e negociatave të Shqipërisë me BE-në, për marrëdhëniet me Serbinë dhe Kosovës si edhe për arritjen e marrëveshjes për dokumentet midis Kosovës dhe Serbisë për udhëtimin e lirshëm të qytetarëve të dy vendeve.

Ai u shpreh i kënaqur që më në fund iu dha fund ngërçit që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin bisedimet zyrtare për në BE.

“Kënaqësia nuk është një fjalë që mund ta përdorim por po, sigurisht jemi të kënaqur që më së fundi këtij ngërçi i erdhi fundi dhe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu po nisin tashmë procesin formal të bisedimeve të anëtarësimit”, tha Rama.

Megjithatë ai tha se nuk mendon se procesi i anëtarësimit të vendit tonë do të përshpejtohet nga arritja e marrëveshjes Serbi-Kosovë për dokumentet në kufi.

“Sinqerisht nuk jam i sigurt që do të ketë një përshpejtim, në përgjithësi për shkak të arsyeve gjeopolitike, por dua të shpresoj që për shkak të arsyeve gjeopolitike, komuniteti i ri europian politik i propozuar nga Macron dhe i shtjelluar nga Charles Michel, për të cilin po punojmë sëbashku me qeverinë holandeze dhe unë me kryeministrin Rutte do të përshpejtojë. Është një ide shumë e rëndësishme dhe me shumë potencial.

Nga ana tjetër sa i takon Serbisë dhe Kosovës, mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza, ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar, ndaj çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng dhe ky është një paradoks mjaft i rëndë dhe i turpshëm i kohëve tona.

Sa i takon dialogut midis tyre, e kam fjalën midis Kosovës dhe Serbisë, jam i bindur siç kam qenë se nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, kaq shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit”, tha Rama.

Lexo edhe :  Sot mbërrin në Tiranë Steinmeier, vizita e parë e një presidenti gjerman pas 27 vitesh

Pyetjes nëse ka mospërputhje në rritje midis autoritetit të Shqipërisë dhe të Kosovës sa i takon marrëdhënies me Beogradin, Rama iu përgjigj se diçka e tillë nuk është e vërtetë për dy vendet. Ndërsa pranon se dy vendet mund të kenë dallime në ideologji, por thekson se ekziston fryma e bashkëpunimit nga të dyja palët.

“Nuk ka një gjë të tillë si autoritetet shqiptare dhe kosovare por ka shqiptarë në Shqipëri dhe shqiptarë në Kosovë si autoritete të shteteve. Nuk ka mospërputhje. Natyrisht kemi disa dallime, çka është normale sepse jemi dy shtete të ndryshme dhe mbështesim plotësisht Kosovën dhe autoritetet kosovare kur vjen fjala për kërkesën e tyre këmbëngulëse për njohje, por kemi një pikëpamje paksa ndryshe se si të arrihet aty.

Ne jemi shumë më tepër pro bashkëpunimit dhe ndërtimit hap pas hapi, duke marrë si shembull vende të tjera të cilat arritën të prodhonin histori të jashtëzakonshme suksesi nga konflikti dhe gjakderdhja”, tha Rama.

Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin e 21-të.

Qëllimi i Forumit është të inkurajojë aktorët pjesëmarrës për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime dhe për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale.
Kryeministri Rama do të jetë pjesë e Panelit të liderëve, i cili këtë vit ka si temë diskutimi “Rregulli i pushtetit apo pushteti i sundimit.

E ardhmja e BE dhe sistemi shumë palësh i marrëdhënieve ndërkombëtare.” – ku liderë europianë, si Presidenti i Republikës së Sllovenisë Borut Pahor, Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković,

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, etj, do të diskutojnë lidhur me temën, nën moderimin e Ali Aslan, gazetar dhe prezantues programesh televizive në Gjermani.

Forumit do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.


Të fundit

Shifra stratosferike, zbulohet klubi i ri dhe kontrata e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo do të luajë për Al-Nassr nga 1 janari. Prestigjiozja spanjolle “Marca” shkruan se gjithçka është e mbyllur...

The Telegraph: Anglia ka nevojë të ndryshojë sistemin e emigracionit

Media britanike The Telegraph ka theksuar se e vetmja mënyrë për të ndaluar emigrimin e paligjshëm në Angli është duke ndryshuar sistemin e emigracionit....

Tronditëse/ Fundoset anija me emigrantë në Itali, katër të zhdukur, mes tyre një foshnjë

Një anije e vogël plot me emigrantë u fundos mbrëmjen e djeshme në ishullin jugor të Italisë, Lapedusa. Për pasojë katër pasagjerë rezultojnë të zhdukur. Midis...

FIFA hap hetime ndaj Serbisë për ndeshjen me Zvicrën, nuk ka procedurë për Granit Xhakën

FIFA ka hapur hetimet ndaj Serbisë pas ndeshjes me Zvicrën të premten mbrëma ku serbët u mposhtën me rezultatin 3 me 2. Sipas gazetës...

Samiti i Tiranës/ Vuçiç e konfirmon ardhjen në Shqipëri: Gjëra shumë të mira na presin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po udhëton drejt Tiranës për të marrë pjesë në Samitin e nesërm BE-Ballkani Perëndimor. “Rrugës për në Tiranë do të...

Lajme të tjera

Web TV