Shtatori do na tregojë një opozitë në mbrojtje apo sulm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetimet e vrullshme ndaj Ilir Metës nga Struktura Anti-Korrupsion trazon ujërat e ndenjura të “moçalit politik”. Si pritet të përfundojë kjo çështje dhe a do të ketë ndikim politik”. Rreth kësaj çështje dhe zhvillimeve që priten në këtë vjeshtë komenton për gazetën “Fjala”, analisti Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

SPAK ka vënë në hetim kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta me akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale dhe evazion fiskal”. A është ky një “hetim normal” që vjen nga puna “rutinë” e një prej institucioneve të drejtësisë, apo mund të ketë edhe ndikim politik sikurse e ka cilësuar Meta?

Çështja në fjalë normalisht që ka padyshim një specifik shumë të veçantë, sepse z. Meta është një nga personazhet më të rëndësishme politike në vend. Është ish- Presidenti vendit, ish- Kryeministër, ish- Kryetari Kuvendit, tashmë drejton dhe Partinë e Lirisë dhe kjo gjë duam apo nuk duam ne ka specifikën e vetë për ta parë dhe si një proces jo normal nga puna rutinë e SPAK-ut. Por gjithësesi mbetet një nga çështjet kryesore dhe të nxehta që do shoqëroj opinionin publik dhe situatën politike. Ndoshta dhe z. Rama dhe z. Meta ju leverdis ta shfrytëzojnë çështjen për arsye politike. Ndërsa unë mendoj që opinionit publik i intereson më shumë akuzat e drejtësisë se ato të poltikanëve që i adresojnë vazhdimisht njeri tjetrit.

Vetëm dy muaj më parë kreu i qeverisë Edi Rama e bëri publike kërkesën e tij ndaj SPAK që të hetohet Berisha dhe Meta dhe fill pas kësaj SPAK vijon hetimet intensive. A e bën “pis” politika sistemin e drejtësisë duke e sulmuar apo i “sugjeruar” si dhe kë të hetojë? Deri më tani ato pak dosje hetimore kanë prekur vetëm majtas ku dy ish-ministra dhe një deputet i PS-së janë në burg, me lëvizjen e fundit të hetimit ndaj drejtuesve të opozitës a mendoni se SPAK po bën balancë?

Politika dhe politikanët kanë shumë informacione, ata dinë dhe informohen edhe nga lëvizjet që zhvillohen nga drejtësia, dhe shpesh përshak të informacioneve që kanë ata nxitojnë për ta shfrytëzuar për efekt të benefitit politik. Duke sulmuar apo sugjeruar drejtësisë se çfarë duhet të bëj. Kjo shpesh është kthyer në pengesë për shumë çështje të ndryshme që kanë pasur organet e drejtësisë. Ajo që duhet të thuhet është se edhe kjo çështje ka trysnin e madhe politike, Ilir Meta gjatë gjithë kohës po e përkthen lëvizjen e SPAK si lëvizje dhe sulm të qeverisë. A është kështu si pretendon z.Meta , unë nuk besoj që SPAK është i përdorshëm nga politika apo segmente të caktuara të politikës. Për z.Meta ka një kallzim mesa di unë, dhe SPAK e ka detyrë të hetojë. Por a është kjo një lojë në tërësi e politikës për ti bërë presion organeve të drejtësisë? Këtë duhet të shohim sa do ja arrijnë…

Lexo edhe :  Profecia e Donald Lu-së: Pse janë tërbuar 'Al Capone'-t shqiptarë

Vetë Meta dhe Partia e Lirisë (ish-LSI) po denonconin çdo ditë aferën atë që cilësohet si afera e inceneratorëve. Madje Meta reagon ashpër ndaj kreut të SPAK, duke e cilësuar si “spurdhjaku i partisë” që merr urdhra nga Rama, si i komentoni këto reagime?

Pas kallzimit të z.Meta në SPAK dhe deklaratave të qeverisë kundrejt kësaj çështje, shoh dhe mendoj që z. Meta ka zgjedhur inceneratorët si armë për të sulmuar qeverinë dhe si një kundërpërgjigje. Edhe pse çështja e inceneratorëve dhe kjo po politizohet si dhe denoncimi i bërë ndaj z. Meta. Duket se shtatori do nisë betejën poltike me këto dy shenjestra, Meta do godasi tek inceneratorët dhe Rama do e godasi tek çështja e Metës në SPAK. Ajo që shoh me keqardhje që organi i drejtësisë SPAK do të jetë gjatë gjithë kohës në shenjestër të gjithë krahëve të politikës.

Berisha dhe Meta kanë premtuar se në shtator do të ketë protesta, publikime të skandaleve apo edhe nismë për mosbindje civile, a e step opozitën hetimi ndaj Metës?

Unë besoj që opozita dhe më saktë liderat e opozitës janë të detyruar për të nxjerë në protestë mbështësit apo apo popullin opozitar sepse do jetë një nevojë për kundërpërgjigje ndaj akuzave që qëndrojnë mbi ta, dmth një mbrojtje se sa një sulm ndaj keq qeverisjes së z. Rama. Nuk mendoj që do ketë destabilizim sepse dhe ata e dinë që nuk duhet një gjë e tillë për vendin. Protesta do ketë të organizuar edhe të ashpra, për të treguar që opozita është ndryshe nga ajo e këtyre 5 viteve. Kemi dhe zgjedhjet e ardhshme bashkiake, ku të dy janë politikanë me eksperiencë si Meta dhe Berisha, dhe e dinë mjaftë mirë që imazhi agresivë nuk është favorizues në zgjedhje. PD-ja ka problemet e veta të pazgjidhura që do e mundojë mjaftë për një opozitë realisht të fortë. Nëse do vonoj vendimi i Gjykatës së Apelit, opozita apo PD-ja do vazhdoj e paqartë për elektoratin edhe për elektoratin e saj. Dhe një opozitë me probleme favori mbetet në anën e qeverisë. Prandaj unë nuk e di, opozita do jetë në mbrojtje apo në sulm kundra qeverisë. Sepse ajo që shoh të jep përshtypjen më shumë sikur mbrohet.

Të fundit

Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamente ditore/ A i rriti turizmi qiratë?

Çmimet e apartamenteve me qira kanë regjistruar rritje të konsiderueshme, sidomos gjatë vitit të kaluar. Referuar Indeksit të Çmimeve të...

Si të shmangësh shpërqëndrimet dhe të kryesh gjithë detyrat e ditës në kohë rekord

Sa herë të ka ndodhur të mbetesh mbrapa me punët e tua e t’i shtysh për kushedi sa ditë, vetëm se je shpërqëndruar? Psikologët...

A kanë bërë s*ks në ‘BBV3’? Ilnisa zbulon të vërtetën

Ilnisa Agolli, e cila është eliminuar prej lojës së ‘BBV3’, krijoi një romancë dashurie brenda shtëpisë me Meriton Mjekiqin, i cili është ende pjesë...

Sali Berisha është Sali Berisha

Nga; Agron Gjekmarkaj Tani pas fjalimit poetiko panegjerik shtrëngohem t’i jap një përgjigje ! Partia nga vjen Petrua është parti europiane se u themelua me 8...

Aksident i rëndë në Tiranë/ “Golfi” godet urbanin e Kamzës, zbardhen detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Një automjet tip “Golf“ ka goditur në pjesën e pasme urbanin e linëjs së...

Lajme të tjera

Web TV