SPAK të hetojë Ramën, skenar ndërkombëtar kundër Berisha-Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetimet e vrullshme ndaj Ilir Metës nga Struktura Anti-Korrupsion trazon ujërat e ndenjura të “moçalit politik”. Si pritet të përfundojë kjo çështje dhe a do të ketë ndikim politik”. Rreth kësaj çështje dhe zhvillimeve që priten në këtë vjeshtë komenton për gazetën “Fjala”, analisti Leonard Karaj.

Nga Fernada Cenko

SPAK ka vënë në hetim kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta me akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale dhe evazion fiskal”. A është ky një “hetim normal” që vjen nga puna “rutinë” e një prej institucioneve të drejtësisë, apo mund të ketë edhe ndikim politik sikurse e ka cilësuar Meta?

Pikë së pari, të hetosh politikanët shqiptarë të këtyre 30 viteve tranzicion do të ishte gjëja e duhur dhe më normale. Fakti që kjo qasje gati-gati është konsideruar sakrilegj, bëri që sot të kemi nga njëra anë një shtet thelbësisht të korruptuar dhe nga ana tjetër, një drejtësi në pikën më të fundit të mosbesimit ndaj saj. Duhet të kuptojmë qartë dhe njëherë e mirë se një shtet bëhet kur ka një drejtësi të fortë dhe të pavarur. Një drejtësi që i vë prangat edhe një Presidenti apo Kryeministri në detyrë. Kur të ndodhë kjo gjë, atëherë mund të themi se kemi drejtësi, kemi shtet. Thënë këtë, Meta sot akuzohet për një lobim (kryesisht për të), të bërë të paktën 4 vite më parë. Nëse është kështu, atëherë është një akuzë shumë e vonuar dhe parë në spektrin politik dhe në rrethanat se ku është sot vendi, të bën të besosh fort se hetimi i SPAK, më shumë sesa një punë rutinë, është një presion i brendshëm dhe i jashtëm, për të nxjerrë nga skena politike, një nga kundështarët më të fortë ndaj Edi Ramës.

Edhe pse personalisht nuk jam një idhtar i politikanëve “të vjetër” (kupton Berisha dhe Meta), sot për sot do të ishte një naivitet i plotë të mos besoje, se të vetmit që kanë forcën politike dhe sqimën për të mundur Ramën, janë vetëm Berisha dhe Meta. Sado paradoksale që të duket, kur pas 30 viteve do duhej të kishim një gjeneratë të re politikanësh, fakt është se asnjë nga këta të fundit, jo vetëm që nuk ka qasjen dhe vizionin për të bërë një opozitë serioze, alternativë qeverisje, por në pjesën më të madhe të rasteve janë të kapur totalisht ose të infektuar nga qeverisja monstruoze dhe propagandistike e Ramës. Kështu që, vetëm hetim normal i drejtësisë nuk mund të jetë dhe me siguri të plotë do të ketë ndikim politik pasi mund të shtojë edhe më shumë dozat negativiste të përplasjes pozitë-opozitë.

Vetëm dy muaj më parë kreu i qeverisë Edi Rama bëri publike kërkesën e tij ndaj SPAK që të hetohet Berisha dhe Meta dhe fill pas kësaj SPAK vijon hetimet intesive. A e bën “pis” politika sistemin e drejtësisë duke e sulmuar apo “i sugjeruar” si dhe kë duhet të hetojë?  Deri më tani ato pak dosje hetimore kanë prekur vetëm majtas ku dy ish-ministra dhe një deputet i PS-së janë në burg, me lëvizjen e fundit të hetimit ndaj drejtuesve të opozitës a mendoni se SPAK po bën balancë?

Për mendimin tim, nëse duam të besojmë tek një shtet ligjor dhe te ndarja e pushteveve gjyqësor, ekzekutiv dhe legjislativ, deklarata të tipit “rilindje” do duhej të evitoheshin në maksimum. Madje, në një shtet normal, nëse kryeministri do kishte bërë deklarata të tilla ndaj gjyqësorit, me siguri të plotë ose do të ishte marrë direkt nën hetim ose më e pakta ndaj tij mund të ishte kërkuar mocion besimi në parlament. Sigurisht, në Shqipëri, Kryeministri mund të dalë edhe të kërcënojë cilindo dhe asgjë nuk ndodh, ndaj edhe jemi të të tilla kushte, me një ekonomi tejet të vafrër, korrupsion gjigandesk dhe qytetarë që zgjidhjen e gjejnë vetëm tek emigrimi.

Lexo edhe :  Rendi i lindjes tregon se me kë duhet të martohesh?

Unë besoj tek SPAK si institucion, pavarësisht se puna nuk i jep shumë të drejtë. Por të bësh diferencime të tipit sesa dosje janë ndaj të majtëve dhe sa janë ndaj të djathtëve, më duket më e pakta e pavend. Puna e një organi akuze është e mirë dhe e besueshme kur heton qeverinë dhe jo kur merret me opozitën. A ka mundësi që ky SPAK të merret vetëm dhe ekskluzivisht me politikën shqiptare dhe me asgjë tjetër veç saj?! Aq shumë punë do të kishte se nuk do të mjaftonin as 10 vjet për të pastruar të gjithë sërën pis të këtyre 30 viteve qeverisje. SPAK nuk duhet në asnjë mënyrë të ndikohet, madje, për ti evituar ato do duhej të vinte nën hetim pikërisht “deklaruesin” më parë sesa deklaratën e deklaruesit. Pasi në këtë vend jemi mësuar se asgjë nuk bëhet për hiçgjë apo për “nder të qytetarit”.

Meta dhe Partia e Lirisë (ish-LSI) po denonconin çdo ditë aferën e inceneratorëve. Madje duke reaguar ashpër edhe ndaj kreut të SPAK, të cilin e cilësoi si “spurdhjaku i partisë që merr urdhra nga Rama”, si i komentoni këto reagime?

Sa i përket “inceneratorëve”, Partia e Lirisë ose LSI deri paka pak kohë, si dhe opozita në tërësi kanë meritë të jashtëzakonshme në denoncimin që kanë bërë gjatë këtyre viteve. Deri tani “incenerataorët” janë vjedhja e shekullit. Janë vjedhje me ligj. Dhe natyrisht aty bëhen pis të gjithë, duke përfshirë këtu edhe Kryeministrin, ndaj denoncimi i ditë pas dite mund ta ketë nervozuar jo pak kryen e qeverisë. Në këtë konkekst, duke pasur edhe “shërbimet” e disa ndërkombëtareve, Rama ka nisur një lloj fushate për të pastruar gjoja politikën shqiptare nga të korruptuarit dhe të vjetrin, por harron se është edhe ai vetë në krye të kësaj liste (ose më e pakta, do duhej të ishte). Mos harrojmë, Edi Rama është në qeverisje që prej prillit 1998 kur mori detyrën e Ministrit të Kulturës. Si mund të mos quhet ky “i vjetër” apo jo i korruoptuar, kur ka qenë tre mandate kryebashkiak i Tiranës dhe tre mandate kryeministër? Si është e mundur që ky politikan nuk hetohet, qoftë edhe për deklaratat e kundështarëve apo edhe për legjendat urbane “mister 20 përqindëshi”?! Pra, nëse themi që koha e Metës dhe e Berishën ka kaluar, të njëjtën gjë bindshëm duhet të themi edhe për Ramën. Ndërsa sa i përket etiketimeve të Metës ndaj kryet të SPAK, ato i gjej totalisht të pavend dhe të ekzagjeruara. Nëse Meta është i pastër sikundër pretendon, atëherë nuk ka asnjë arsye që të nervozohet, por thjersht të vihet në shërbim të hetimit dhe të zbardhet sa më shpejt që të jetë e mundur kjo gjë. Çdo zvarritje apo edhe çdo deklaratë politike kundër SPAK është vetëm në dëm të Metës dhe në shërbim të Ramës.

Berisha dhe Meta kanë premtuar se në shtator do të ketë protesta, publikime të skandaleve apo edhe nisma për mosbindje civile, a e step opozitën hetimi ndaj Metës?

Edhe nëse deri dje këto mund të kenë qenë deklarata politike, tani, pas hetimit të nisur nga Metës, besoj fortë se do ketë një aksion të madh opozitar. Kuptohet, si Meta dhe Berisha nuk do të lejojnë që të bëhen “kurbani” i radhës i Ramës, pavarëishst se ky i fundit sikundër i thashë ka marrë edhe bekimin e disa ndërkombëtareve me axhenda thelbësisht të njëanshme. Madje nuk e ekzagjeroj nëse them, axhenda anti-demokraci, anti-shqiptare. Të kërkosh që Shqipëria të jetë një vend me demokraci të fortë, më e pakta dhe më e rëndësishmja do të ishte të lëjoje që shqiptarë të mund të zgjidhnin vetë si liderin e opozitës dhe natyrisht edhe Kryemisnitrin. Ky do duhej të ishte shërbimi më i madh që ndërkombëtarët do duhej ti bënin këtij vendi dhe jo të mbanin anën e qeverisë, cilado qoftë ajo, e majtë apo e djathtë.

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV