Merkato po shkon drejt fundit dhe duket se Cristiano Ronaldo ka zgjedhur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij për këtë sezon. Përgjigjen e ka dhënë tekniku i tij, Erik Ten Hag, në konferencën përpara sfidës me Leicester-in në kampionat.
Kur u pyet se transferimi i Antonyt do t’i kushtonte minuta yllit portugez, ai u përgjigj: “Kjo gjë është e qartë, por Cristiano vazhdon të jetë pjesë e planeve tona. Ne na duhen lojtarë me kualitet dhe të jemi akoma pretendentë në të gjitha kompeticionet”.
Duket kështu se Ronaldo do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester United të paktën deri në janar, edhe pse dëshira e tij është që të largohet sa më parë për të luajtur në Champions League.